- Reduced price
- New

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Pas një basti të çmendur, një sandviçi të shijshëm me djathë të pjekur dhe përqafimit me djalin e pashëm, bota e Aleksia Montgomerit kthehet përmbys. Shkaku: Daniel Granti, karpentieri jashtëzakonisht tërheqës, që është dhjetë vjet më i ri se ajo dhe tip shumë sportiv, krejt e kundërta e Aleksias vajzës qytetare të sofistikuar. Dhe kimia mes tyre është e papërmbajtur.
Title: Jam pjesë e botës sate
Original: Part of Your World
Author: Abby Jimenez
Translator: Agim Doksani
Category: Novel
Publisher: Bota Shqiptare
Specs: Soft cover
Publication year: 2025
Weight: 0.55 kg
Pgs: 200
Measurement: 14x20
ISBN: 9789928007520
This book is in Albanian
Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia amerikane 3. Bashkëkohorët 4. Abby Jimenez 5. Agim Doksani
Mbi librin
Pas një basti të çmendur, një sandviçi të shijshëm me djathë të pjekur dhe përqafimit me djalin e pashëm, bota e Aleksia Montgomerit kthehet përmbys. Shkaku: Daniel Granti, karpentieri jashtëzakonisht tërheqës, që është dhjetë vjet më i ri se ajo dhe tip shumë sportiv, krejt e kundërta e Aleksias vajzës qytetare të sofistikuar. Dhe kimia mes tyre është e papërmbajtur.
Ndërsa prindërit e saj ultra të pasur duan që ajo të vazhdojë traditën familjare si kirurgë me emër, Aleksia nuk dëshiron as lavdi e as famë. Ndihet e kënaqur si mjeke "e thjeshtë" urgjence. Dhe çdo minutë që qëndron me Danielin e miqtë e qytetit ku ai jeton, ajo zbulon atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Megjithatë, fakti që marrëdhënia e tyre bëhet më e fortë se sa një aventurë, do të thotë që t'i kthejë shpinën familjes e të heqë dorë nga mundësia për të ndihmuar mijëra njerëz.
Futja e Danielit në botën e saj është e pamundur e megjithatë, ajo nuk mund të heqë dotë as nga gëzimi që ka gjetur nga lidhja me të. Me aq shumë diferenca mes tyre, si mundet Aleksia të zgjedhë midis botës së saj dhe atij?
Mbi autoren
Abby Jimenes është fituese e çmimit Food Network, shkrimtare bestseller e USA Today dhe New York Times si dhe fituese e Minnesota Book Award në vitin 2022 me romanin Jeta është shumë e shkurtër. Abby ka hapur qysh në vitin 2007, në kuzhinën e saj, ëmbëltoren Nadia Cakes, firmë që ka fituar një numër të madh garash në Food Network dhe ka plot ndjekës në të gjtihë botën. Abby-t i pëlqejnë romancat e bukura, kafeja, qentë trupvegjël dhe qëndrimi në shtëpi.
Vlerësime
"Merr në dorë romanin Jam pjesë e botës sate në qoftë se je duke kërkuar njël ibër romantik që të frymëzon, të bën të ndihesh mirë dhe që të kujton me delikatesë se duhet të përpiqemi gjithnjë të jetojmë jetën që na bën të lumtur."
Ali Hazelwood, autore e bestsellerit të New York Times "Hipoteza e dashurisë".
"Mishërim i përsosur i harsë romantike... Ky libër është një përvojë emocionale që do të plotësojë të gjitha pritshmëritë e fansave të romancave pasionante. Duhet lexuar patjetër".
Kirkus
Një nga komeditë romantike më të bukura që kam lexuar. Do të bini në dashuri me faktin se sa reale tingëllon historia e dashurisë së Aleksias dhe Danielit.
New York Post
Reference: 9789928007698
Publisher: Bota Shqiptare
Reference: 9789928007568

check_circle
check_circle