Shannon Woodcock është historiane e specializuar në shoqëritë e dhunshme dhe jetën e përditshme. Woodcock ka doktoruar në Universiteti i Sidnejt, Australi, ka kryer studime postdoktorale pranë Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), dhe ka dhënë mësim pranë Universitetit “A. Xhuvani”, Universitetit të Tiranës dhe disa universiteteve australiane.
Ajo ka jetuar në periudha të gjata në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit.
Ajo është bashkëautore në një studim mbi arkivin e letrave drejtuar diktatorit Enver Hoxha, "Imoraliteti në familje: nxitja e ankesave të grave për të përforcuar pushtetin e partisë në revolucionin kulturor shqiptar" botuar në Revistën Përpjekja si dhe një libër me kujtime nga jeta e njerëzve të zakonshëm gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, Jeta është Luftë.
Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë në frikën ndaj persekutimit politik. “Jeta është luftë” mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipëri.