List of products by supplier Ernesto Sabato

Ernesto Sabato (24 qershor 1911 –30 prill 2011) ishte një shkrimtar, piktor dhe mjek argjentinas. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më me ndikim në letërsinë e Amerikës Latine. Kur vdiq, gazeta spanjolle El País e cilësoi atë si "shkrimtari i fundit klasik i letërsisë argjentinase".

Ai lindi në Rojas, një qytezë e vogël në provincën e Buenos Aires. Ai studioi për mjek si dhe punoi në institutin Kyri në Paris. Pas Luftës së Dytë Botërore, e humbi interesin për shkencën dhe filloi të shkruajë.

Librat kryesor të Sabatos janë El Túnel (1948) Tuneli përkthyer në shqip nga Fatbardha Statovci si dhe nga Mira Meksi, Sobre héroes y tumbas (1961) Mbi Heronjtë dhe Varret përkthyer në shqip nga Bajram Karabolli dhe Abaddón el exterminador (1974), Abadoni, engjëlli i shkretëtirës, përkthyer në shqip nga Erion Karabolli.

Në gjuhën shqipe janë përkthyer edhe esetë e tij El escritor y sus fantasmas Shkrimtari dhe fantazmat e tij, me përkthyes Edlira Hoxholli dhe Bashkim Shehu.

Active filters

Publisher: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.
ALL1,200
More

Publisher: Pema

Rezistenca, Ernesto Sabato

Më parë, vdekja ishte demonstrimi i mizorisë së ekzistencës. Fakti që përçmonte dhe madje tallte luftërat e mia të përditshme prometeane. Sa mizore.
ALL700
More