Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers

List of products by supplier Chateaubriand

François-René Vicomte de Chateaubriand ka qenë një ndër përfaqësuesit më të spikatur të reaksionit kundër ideve të Revolucionit Francez, si dhe figura më e shquar e letërsisë frënge në periudhën e Perandorisë së Parë. Lindi më 1768 në Saint-Malo, dhe hyri në ushtri më 1786. Gjatë qëndrimit në Paris, ai pati rastin të takohet me figurat më të shquara të jetës letrare dhe jo vetëm letrare të kohës së tij, për të cilët Chateaubriand shkroi portrete mbresëlënëse në kujtimet e tij. Ndonëse nuk ishte kundërshtar i revolucionit në etapat e para të tij, Chateaubriand mbeti i turbulluar nga teprimet e mëpasme. Këmbëngulja në idetë e tij e detyroi të largohet për në Amerikë në pranverën e 1791. Më 1792, me të mësuar rreth arrestimit të Luigjit XVI, ai u kthye në atdhe dhe u martua me Céleste Buisson de Lavigne. Vepra "Atala, ose Dashuritë e dy të egërve në shkretëtirë", u botua më 1801, dhe falë stilit të shkëlqyer, elokuencës së zjarrtë dhe përshkrimeve të qëlluara, e bëri menjëherë të famshëm autorin. "Gjenia e kristianizmit" (1802), një mbrojtje e besimit katolik, doli në shtyp në vigjilje të rivendosjes së fesë katolike në Francë nga Napoleoni.

Mjafton të përmenden autorë si Lamartine apo Victor Hugo, për të kuptuar ndikimin themelor të Chateaubriand-it në prozën e mëvonshme në gjuhën frënge.

Sorry for the inconvenience.

Search again what you are looking for