• Banner

List of products by brand Reklama

Active filters

Publisher: Reklama

Dostojevski , Stefan Zweig

Falë kësaj egërsie të mençur, jeta e Dostojevskit u shëndrrua në vepër arti, biografia e tij është një tragjedi. Nga lulet mes të cilave përhapej trupi i tij, pas disa orëve nuk kishte për të mbetur asgjë; qindra duar u zgjatën për të marrë nga një, për ta patur si shenjtëri të çmuar.

Price ALL500
More
In stock

Publisher: Reklama

Rubairat, Omar Khajam

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të qarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aq të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aq moderne nga mendimet dhe ndjenjat sa na duket që autori i tyre ka jetuar në kohët tona dhe në zemër të Evropës.

Price ALL300
More
In stock

Publisher: Reklama

Lahuta e Malsisë, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Reklama

Shqipëria e madhe, Luka Mikeleta

Kosova ka pasur përherë një rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, është kjo tokë në të cilën, në vitin 1878, gjatë përshtjellimit të madh ballkanik të nisur tre vite më parë në dëm të perandorisë otomane, lindi Lidhja e Prizrenit, zanafilla e rilindjes kombëtare të popullit shqiptar, që do të kulmonte, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e...

Price ALL1,200
More
In stock

Publisher: Reklama

Shqipëria, Arturo Galanti

Një vepër monografike mbi Shqipërinë, e shqyrtuar në aspektet gjeografike, etnografike, historike, por njëkohësisht edhe në kuadrin e politikës së jashtme italiane e të gjeopolitikës europiane...

Price ALL1,200
More
In stock

Publisher: Reklama

Mos e lër mendjen të ikë, Mirela Sula

Mirela Sula aktualisht jeton e punon në Londër dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës në Pslkologji ne Universitetin Regents. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar "Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje" dhe ka drejtuar "Qëndrën Shqiptare të Psikoterapisë...

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Reklama

Mrizi i Zanave, Gjergj Fishta

Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.

Price ALL500
More
In stock