• Banner

List of products by brand Arka e Noes

There are 22 products.

Showing 1-12 of 22 item(s)

Publisher: Arka e Noes

Vazoja e artë, E. T. A. Hoffmann

E vlerësuar si një prej kryeveprave të Hoffmann-it, "Vazoja e artë" u shkrua më 1814-n dhe u ripunua më 1819-n. Anselmi, një student i ri, befas ndeshet një ditë me një shtrigë së cilës i rrëzon shportën me mollë. Ajo e mallkon dhe që prej këtij çasti e ndjek ky mallkim që fillon t'i krijojë shajni dhe së cilit nuk i shpëton dot, veçse duke u përballur me...

Price ALL700
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Standardi i Bitcoin-it, Saifedean Ammous

Në vend që ta trajtojë Bitcoin-in si një monedhë për kriminelët ose si një rrjet të lirë pagese, ky libër flet për të si një alternative e decentralizuar tregut të lirë dhe paanshmërinë politike përkundrejt alternativës aktuale të bankave qendrore, të cilat sjellin implikime potencialisht të mëdha ndaj lirisë dhe mirëqënies. Për cilindo që po kërkon një...

Price ALL2,400
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Splash, Natasha Poroçani (Shuteriqi)

Poezitë mund të cilësohet se mbartin edhe një frymë moderne, larg asaj që quhet poezia klasike për fëmijë, duke pasur më shumëfantazi, situate të jashtëzakonshme dhe që hasen në botën e fëmijëve, dhe kjo për t’i përfaqësuar ata dhe për t’i motivuar të shprehen për ato që ata hasin gjatë ditëve dhe situatave me moshatarët apo të rriturit. 

Price ALL600
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Rashomoni, Ryunosuke Akutagawa

Akutagawa arriti të shfaqte prirjen e tij për modernizmin në një botë imagjinare në formën e huazuar të përrallës popullore. Me fjalë të tjera, ai arriti t'i japë modernizmit të tij një "histori" duke përshtatur me mjeshtëri formën para moderne të përrallës mesjetare që kishte lulëzuar pothuajse një mijë vjet më parë.

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Një lojëndërr, August Strindberg

Është gati të hedhë në lojë një ëndërr. Ajo që ndodhi mandej dihet. Shfaqja e “Një lojëndërr” në skenën e Teatrit të Stokholmit, me Harriet Bosse-n në rolin kryesor, do të hapte një terren të ri në artet interpretuese dhe do të parashikonte teatrin ekspresionist të shekullit të 20-të.

Price ALL600
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot

"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.

Price ALL1,100
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Luajmë futboll, Teuta Kristo (Telo)

Aventura e dy kushërinjve që jetojnë larg njeri-tjetrit, në dy shtete (Shqipëri dhe Amerikë) ku jo vetëm kulturat, por edhe futbolli kanë ndryshime mes tyre dhe Genti, njëri prej vogëlushëve është në dilemë në duhet të pranojë diferencat midis tyre për hir të kushëririt që e do shumë, apo të mos e "tradhëtoj" dashurinë që ka kundrejt futbollit...

Price ALL500
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Liza në botën e çudinavet, Lewis Carroll

“Liza në botën e çudinavet”, një prej kryeveprave të letërsisë botërore, është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur renda një gjuhe rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre – të...

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 

Price ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Arka e Noes

Letër babait, Franz Kafka

Gjithçka është faji i babait: nëse kam shqetësime prej seksualitetit, nëse nuk arrij të martohem, nëse shkruaj, nëse nuk mund të shkruaj, nëse rri kokëulur në këtë botë, nëse kam qenë i detyruar të ndërtoj një botë tjetër, tërësisht shkretëtinore. Ndërkaq, kjo letër, është shumë e vonuar.

Price ALL700
More
In stock