• Banner

List of products by supplier Haruki Murakami

Haruki Murakami ka lindur në Kyoto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios.

Veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë e pesë gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj., si edhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. Haruki Murakami është autor i shumë romaneve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizmit magjik.

Active filters

Publisher: Skanderbeg Books

1q84, Libri i tretë, Haruki Murakami

E mbësh¬tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qa¬rtë... Zëri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem¬bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare.

Price ALL1,600
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?

Price ALL1,600
More
In stock

Reference: SKU001577

Publisher: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.

Price ALL1,600
More
Last items in stock

Publisher: Skanderbeg Books

Danc danc danc, Haruki Murakami

Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja

Price ALL1,500
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.

Price ALL1,500
More
In stock

Reference: SKU001604

Publisher: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Price ALL1,400
More
In Stock

Publisher: Skanderbeg Books

Elefanti zhduket, Haruki Murakami

"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Price ALL1,300
More
In stock