• Banner

List of products by brand Pika pa Siperfaqe

Active filters

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Frikë dhe drithërimë, Përsëritja, Soren Kierkegaard

Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.

Price ALL700
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Shoqëria kundër shtetit, Pierre Clastres

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Të mërguarit, James Joyce

Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën.

Price ALL700
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Misioni i intelektualit, Johann Gottlieb Fichte

Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon...

Price ALL500
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Histori eskatologjike, Arben Dedja

Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...

Price ALL600
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Stina e hijeve, Virion Graçi

Sa të dalë dielli bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme.

Price ALL600
More
In Stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.

Price ALL700
More
In stock