• Banner

List of products by brand Fan Noli

Active filters

Publisher: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Price kr345.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Lashtësisë, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 1

Pra, kur fillon historia? Kemi tundimin të themi "në fillim", por ashtu sikurse edhe për shumë paqartësi të tjera të këtij lloji, shumë shpejt do të shihnim se kjo përgjigje nuk na jep kurrfarë ndihme. Ashtu sikurse e ka nënvizuar edhe në rrethana të tjera një historian i madh zviceran, historia është e vetmja fushë ku është e pamundur të niset që në fillim.

Price kr345.00
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Etruskët fillojnë të flasin, Zacharie Mayani

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.

Price kr345.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Revolucioneve, vëllimi i tretë

Përmbysjet tronditëse nisin kur evropianët – të shtyrë nga nevoja për zgjerim, etja për fitim, entuziazmi fetar apo nga varfëria – fillojnë pushtimin e botës. Qysh në mesin e shekullit XVIII elitat intelektuale evropiane nisin të ndërgjegjësohen gradualisht për këtë prirje të qartë të rrjedhës së historisë si dhe për rolin që ato vetë luajnë në të.

Price kr345.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Historia e Botës, Nga Mesjeta deri në kohën e sotme, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 2

Shenjat pararendëse të një ere të re do të nisin të grumbullohen rreth vitit 1500. Tashmë, disa prej tyre i kemi përmendur, si për shembull zbulimin e Amerikës dhe pinjojtë e parë të ndërmarrjes evropiane në Azi. Që në fillim ato shfaqin natyrën e dyzuar të epokës së re që paralajmërohet: gjithnjë e më shumë, ajo fiton një përmasë të vërtetë botërore.

Price kr345.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Arkipelagu Gulag, Aleksandër Sollzhenjicin, vol. 1

Arrestimi! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush? Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri?

Price kr230.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vëllimi 1, libri 1-2, Evliya Çelebi

Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.

Price kr276.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Fjalimi i madh, Mustafa Kemal Ataturk

Të pranosh protektoratin dhe mbrojtjen e një shteti të huaj nuk është asgjë më shumë veccse të pranosh pamjaftueshmërinë dhe pafuqinë. Në të vërtetë, ata që nuk kishin rënë kaq poshtë, kurrë nuk do ta pranonin mundësinë e sjelljes mbi krye të një zotërie të huaj.Kurse dinjiteti, krenaria dhe aftësia e turkut është shumë e lartë dhe e madhe.

Price kr230.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Krim dhe ndëshkim, Fjodor Dostojevski

Pse u duket kaq i shëmtuar veprimi im? – thoshte me vete. – Ngaqë është një veprim keqbërës? Ç'do të thotë "veprim keqbërës"? Të paktën, ndërgjegjen e kam të qetë. Sigurisht që është bërë një krim, është shkelur një nën i ligjit dhe është derdhur gjak; e pra, për atë nen që është shkelur, merrni kokën time dhe me kaq të mbyllet kjo punë!...

Price kr230.00
More
In stock