Publisher: Fan Noli
Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci
Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.