Poetry
poetry books in albanian

Poetry

Here you will find a selection of poetry books by Albanian authors.
Active filters

Publisher: Fishta

Ndre Mjedja, volumi 1 dhe 2

E gjithë lënda poetike, por edhe shkrimet e tjera janë marrë nga botimet e para, më të hershmet, duke ruajtur origjinalitetin e tyre dhe, aty ku është parë e nevojshme. është bërë edhe shpjegimi i fjalëve e shprehjeve me përdorim më të rrallë.
ALL2,400
More

Publisher: Onufri

Dorëshkrimet e fshehta të burgut, Visar Zhiti

Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar – thirrjen e palëkundur për hakmarrje. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyrojnë më mirë historinë e kombit të tij.
ALL2,000
More

Publisher: OMBRA GVG

Poema arbëreshe, Zef Skiro di Maxho

Që në dhjetëvjetëshin e parë të krijimtarisë së vet, Zef Skiro Di Maxho, do të shkruajë krahas poezisë lirike (përmbledhjet "Sunata" dhe "Më parë se të ngriset") dhe poema epike të natyrës tregimtare. Në qoftë se me të parën, ai këndon në unison me poetët arbëreshë të kohës së tij, me të dytën vijon traditën epike të De Radës e të Darës, veçanërisht atë...
ALL2,000
More

Publisher: Onufri

Vepra poetike në një vëllim, Ismail Kadare

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i...
ALL2,000
More

Publisher: Onufri

Vepra poetike, Martin Camaj

Ky lirizëm për shumë poetë mërgimtarë të letërsive të vogla, si e jona, vjen vonë, në moshë të shtyme. Ata edhe kur janë të grishun në ndoj festë popullore ose në ndoj darkë mbërrijnë vonë, gjithkund tepër vonë!
ALL2,000
More

Publisher: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.
ALL1,500
More

Publisher: Princi

Vepra 1: Poezia, Zef Zorba

Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, ...e ndonjë varg nga poetë të tjerë..., përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke...
ALL1,500
More

Publisher: Onufri

Kalorësit e shiut, Sadik Bejko

"Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos... Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (...) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional". Ismail Kadare
ALL1,500
More