- There are no more items in your cart
- Shipping
- Total 0.00
- New arrivals 2022
- New arrivals 2021
- New arrivals 2020
- New arrivals 2019
- Botime të reja 2018
- World Literature
- Albanian Literature
- Used Albanian books
- BESTESELLERS
- Recommended by us
- American Fiction
- History & Current Affairs
- Children's Literature
- Philosophy & Sociology
- Economy & Business
- Communication studies
- Dictionaries, guides, etc
- Reference books
- Religious books
- English Language Books
- CD & DVD in Albanian
- Summer books 2009
- Music & Art
- Summer books 2010
- Summer books 2011
- Albanian eBooks
- Summer books 2012
- 100 Years of Independence
- Others
- Të përzgjedhura
- Gifts ideas
- Audio books
- Textbooks
- Leximet e verës 2022

Stories & Novels
Publisher: Onufri
Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera
Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
Publisher: Toena
366 rrëfenja për të ndjellë gjumin, Besnik Mustafaj
Vetëm një pyetje nuk shtrohet në këto rrëfenja e, rrjedhimisht, nuk merr as përgjigje: nëse njeriu ka të njëjtin karakter si në ëndrra edhe në zhgjëndrra. Sidoqoftë, treshja e dijetarëve vazhdon të jetë fatmirësisht në vlugun e hulumtimeve të veta dhe me siguri që do të zgjerohen edhe në këtë drejtim.
Publisher: Onufri
Thika pa gjak, Zija Çela
Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin.
Publisher: Onufri
Flutura mes gjinjve, Mira Meksi
Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.
Publisher: Pika pa Siperfaqe
Zemra e errësirës (tri novela) dhe Ditari i Kongos, Joseph Conrad
Novelat e këtij vëllimi tregojnë për jetën dhe aventurat e detarit anglez Çarls Marlou.
Publisher: Toena
Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle
Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më të mira të letersisë sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.
Publisher: Muza
Muza e ligë, Emilian Shabani
Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
Publisher: Botimet Dudaj
Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani
Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...
Publisher: Toena
Historia si një mushkë, Besnik Mustafaj
Ky botim përmban novelat: Historia si një mushkë, Fundi si vrimë e zezë dhe Ura si vend i punëve të dreqit.