• Banner

List of products by supplier Charles Bukowski 1920–1994

Charles Bukowski ishte një shkrimtar profilik i cili përdori poezinë dhe prozën për të përshkruar jetën e zakonshme në shoqërinë amerikane të shtresës së ulët. Një personazh kult, Bukowski u mbështet te eksperienca, emocioni dhe imagjinata në veprën e tij, duke përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë dhe imazheri të dhunshme e plot seks. Ndërsa disa kritikë e panë stilin e tij si fyes, të tjerë mendojnë se Bukowski satirizoi sjelljen prej maçisti përmes përdorimit të shpeshtë të seksit, abuzimit me alkoolin dhe dhunën. "Pa u përpjekur ta nxjerrë veten të duket mirë, e aq më pak, heroik, Bukowski shkruan me një të vërtetë prej njeriu që nuk ka asgjë për të humbur, gjë që e vë atë mënjanë nga shumica e novelistëve dhe poetëve të tjerë 'autobiokrafikë'", komentoi Stephen Kessler në San Francisco Review of Books, duke shtuar: "Ai i përket bindshëm traditës rebele amerikane dhe shkruan pa kërkuar ndjesë nga ana më e lodhur e shoqërisë."

Lindur në Gjermani, Bukowski mbërriti në SHBA kur ishte dy vjeç, Babai i tij besonte te disiplina dhe shpesh e rrihte Bukowskin edhe për gjënë më të vogël, abuzim që Bukowski e tregoi në detaje te romani autobiografik për moshën e adoleshencës Bukë me Sallam (Sjellë në Shqip nga Iris Sojli në një përkthim të shumëlavdëruar në vitin 2015).

Më 1939, Bukowski huri në Kolegjin e Qytetit në Los Anxhelos nga ku u përjashtua në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kohë kur u zhvendos në Nju Jork për t'u bërë shkrimtar. Ai i kaloi pesë vitet që pasuan duke shkruar dhe udhëtuar ndërsa mori shumë njoftime refuzimi nga gazetat ku dërgonte shkrimet për botim. Më 1946, Bukowski vendosi të heqë dorë nga aspiratat e tij si shkrimtar dhe i hyri një aventure dhjetëvjeçare që e çoi nëpër të gjithë Amerikën. Pasi pothuajse sa nuk vdiq në Los Anxhelos, Bukowski filloi të shkruajë sërish, megjithëse vijoi të pijë dhe të kultivojë reputacionin si poet me jetë të vështirë. Ai nuk filloi karrierë prej shkrimtari profesionist deri pas moshës tridhjetë e pesë dhe njësoj i bashkëkohësit e tij, filloi të publikojë nëpër gazeta të vogal, veçanërisht gazeta vendore si Open City dhe L.A. Free Press.

"Publikuar nga gazeta të vogla dhe ilegale apo revista të parëndësishme," shkroi Jay Dougherty te Contemporary Novelists, “Bukowski fitoi popullaritet përmes fjalëve gojë më gojë."

Personazhi kryesor në poemat dhe tregimet e tij është në përgjithësi autobiografik dhe përshkruhet si shkrimtari harrakat [Henri Çinaski] i cili e kalon ditën në punë të parëndësishme (ku shpesh pushohet), duke pirë dhe duke bërë dashuri me një seri vajzash të lehta dhe të shthurrura. Ai shoqërohet me humbamenë të tjerë, kurva, tutorë e të alkoolizuar.

Bukowski shkroi më shumë se dyzet libra me poezi, prozë dhe romane.

Megjithëse Bukowski vdiq nga leuçemia më 1994, karriera e tij pas vdekjes rezultoi po aq e pasur sa edhe ajo gjatë jetës.

Në gjuhën shqipe, nga Bukowski kanë ardhur këto libra:

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.

Femrat është libri më i njohur i Charles Bukowski dhe i pari i botuar shqip në vitin 1997 me shqipërimin e Virgjil Muçit. Këtu flitet për shkrimtarin e shthurur dhe alkoolikun Henri Çinaski, i cili ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.

Ai lufton për të arritur punën e ëndrrave, atë të postierit, por parajsa që ai priste, i mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten, me çantën e postierit krahaqafë, duke i rënë kryq e tërthor periferisë së zymtë të Los Anxhelesit.

Thellësisht i zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike, Çinaski ngushëllohet duke i mbytur frustrimet e veta në gotën e uiskit dhe duke gjetur strehë në krahët e butë të grave më të vetmuara se ai.

Mes dehjeve të bujshme, basteve të guximshme në garat me kuaj dhe netëve në motele, Çinaski do të largohet përfundimisht nga posta pas dymbëdhjetë vjetësh, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.

There are 13 products.

Showing 1-12 of 13 item(s)

Publisher: Pegi

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.

Price ALL1,000
More
In stock

Emancipimi i gruas, Charles Bukowski

A po shkruan Barney? Ta merr mendja. Shkruaj gjithë kohën e lume. A nuk ta ndërpresin punën adhuruesit? Jo, ore, ngandonjëherë femrat më gjejnë, ama ato nuk qëndrojnë gjatë. A po të shiten librat?

Price ALL700
More
In stock

Publisher: Pegi

Femrat, Charles Bukowski

Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Pegi

Hollywood, Charles Bukowski

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Harper Collins

On Drinking, Charles Bukowski

Through drink, Bukowski is able to be alone, to be with people, to be a poet, a lover, and a friend—though often at great cost. As Bukowski writes in a poem simply titled “Drinking,”: “for me/it was or/is/a manner of/dying/with boots on/and gun/smoking and a/symphony music background.”

Price ALL2,120
More
Out-of-Stock

On Writing, Charles Bukowski

On Writing reveals an artist brutally frank about the drudgery of work and canny and uncompromising about the absurdities of life—and of art. It illuminates the hard-edged, complex humanity of a true American legend and counterculture icon—the “laureate of American lowlife” (Time)—who stoically recorded society’s downtrodden and depraved. It exposes an...

Price ALL2,750
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Posta, Charles Bukowski

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.

Price ALL800
More
In stock

Pulp, Charles Bukowski

Nicky Belane, private detective and career alcoholic, is a troubled man. He is plagued not just by broads, booze, lack of cash and a raging ego, but also by the surreal jobs he's been hired to do. Not only has been hired to track down French classical author Celine - who's meant to be dead - but he's also supposed to find the elusive Red Sparrow - which...

Price ALL1,570
More
Out-of-Stock