List of products by brand IDK

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Active filters

Publisher: IDK

Atë që meriton, Anne Holt

Ky roman është i pari i një serie që ka mbërthyer vëmendjen e lexuesve të gjysmës së botës për gdhendjen e pastër të personazheve, për stërhollimin psikologjik të denjë për autorët e mëdhenj të romaneve të verdha angleze.
ALL900
More

Publisher: IDK

Mio, i vogli Mio, Astrid Lindgren

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte.
ALL600
More

Publisher: IDK

Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera, Mila Pavicevic

Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.
ALL400
More

Publisher: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.
ALL650
More

Publisher: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.
ALL950
More

Publisher: IDK

Personazhet kryesore të Shqipërisë

Kush ishin njerëzit më me ndikim në Shqipërinë e vitit 1916? Është gjithnjë interesante ta vështrosh historinë, ngjarjet, personazhet e saj nga një këndshikim i kohës dhe, pastaj, t'i marrësh t'i krahasosh me versionin e tyre të pranuar të historisë. Është po ashtu, interesante të shohësh se si largësia në kohë e ndryshon perceptimin dhe vlerën e gjërave.
ALL850
More

Publisher: IDK

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.
ALL1,000
More

Publisher: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.
ALL680
More

Publisher: IDK

Me hapin e gaforres, Gunter Grass

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
ALL950
More

Publisher: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
ALL2,100
More

Publisher: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
ALL750
More