• Banner

List of products by brand IDK

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Active filters

Publisher: IDK

Apologjia e një matematikani, Godrey H. Hardy

"Apologjia e një matematikani" e shkruar nga G. H. Hardi, një ndër matematikanët më të shquar të shek. XX, është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet.

Price ALL600
More
In stock

Publisher: IDK

Shqipëria, Ugo Ojetti

Botuar në vitin 1902, libri me përshtypje nga udhëtimi i tij në Shqipëri (asokohe pjesë e Perandorisë Osmane) na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante të Shqipërisë së kohës, çka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë.

Price ALL600
More
In stock

Publisher: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.

Price ALL650
More
In stock

Publisher: IDK

Lufta e nervave e komisarit Megre, Georges Simenon

Në datën 7 korrik, në një vilë në një nga lagjet e Parisit, gjenden të vrara dy gra: zonja Henderson, një vejushë e pasur amerikane, së bashku me shërbyesen e saj. Shumë shpejt policia arreston Zhozef Ertënin, një djalosh njëzet e shtatë vjeçar, praninë e të cilit në vendin e krimit e vërtetojnë një sërë gjurmësh që ai ka lënë në vilë.

Price ALL650
More
Out-of-Stock

Publisher: IDK

Kasandra, Christa Wolf

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf na rrëfen në këtë libër jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.

Price ALL650
More
In stock

Publisher: IDK

Une e doja, Anna Gavalda

Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t'i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron.

Price ALL650
More
In stock

Reference: SKU002067

Publisher: IDK

Nacionalizmi, Ernest Gellner

Nacionalizmi përbën pa dyshim një ndër forcat më të rëndësishme që kanë ndikuar gjatë historisë së botës moderne. Në këtë libër sa të thellë aq edhe provokues, Ernest Gellner, një ndër studiuesit më të njohur të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, përmbledh thelbin e gjithë veprës së tij.

Price ALL650
More
Last items in stock

Publisher: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.

Price ALL680
More
In stock

Publisher: IDK

Përrallat e luginës Mumin, Tove Jansson

Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar, me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se dinte, por ja që kur e mori dragoin me vete në shtëpi, kuptoi se gjërat s'ishin aspak ashtu siç e kishte menduar.

Price ALL700
More
Last items in stock

Publisher: IDK

Histori e përmbledhur e Greqisë, Richard Clogg

Ky libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.

Price ALL700
More
Out-of-Stock