• Banner

List of products by brand SARAS

Shtepia botuese SARAS
Active filters

Publisher: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...

Price 9.44
More
In stock

Publisher: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.

Price 16.65
More
In stock

Publisher: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.

Price 9.44
More
In stock

Publisher: SARAS

Kreuztanne, Fate Velaj

Ditët rridhnin monotone në normalitetin e tyre dhe sa dilja nga puna, nga larg, mes pemëve shquaja Klarën, gruan time, te dritarja duke më pritur. Ditëve me diell ajo vinte deri aty tek fabrika dhe priste jashtë portës sa të dilja e së bashku bënim në këmbë atë pak rrugë që ishte që aty e deri tek shtëpia.

Price 11.10
More
In stock

Publisher: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.

Price 9.99
More
In stock

Publisher: SARAS

Shpërngulja e të vdekurve, Kim Mehmeti

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

Price 8.88
More
In stock

Publisher: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...

Price 0.00
More
Out-of-Stock

Publisher: SARAS

Ali Pasha, krime famëkeqe, Alexandre Dumas

I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.

Price 8.88
More
Out-of-Stock