Active filters

Publisher: Albas

Piktori, Gianni Rodari

Në fletët e mëdha të këtij libri të shkrimtarit italian për fëmijë Xhani Rodari, piktori i varfër, që s'ka asnjë lek për të blerë ngjyra, paraqitet si një siluetë e bardhë në sfondin gri. Nëse e nxitni fëmijën ta shkruajë këtë tekst në formë poezie, do ta shikoni se do të dalë një vjershë me strofa dhe rimë.
ALL980
More

Publisher: Toena

Kokëboshi dhe shokët e tij, Nikollaj Nosov

Qyteti i Luleve, banorët fëmijë të të cilit mbajnë emra që lidhen me talentin, profesionin, karakterin apo pamjen e tyre fizike. Doktor Ilaçi, Qelqëtari, Dituraku, Buloni, Sherbet-Sheqeri, dy vëllezërit Ah-Sikuri dhe Po-Sikuri, Lulelepurushja, Sykaltra, Petulla, Fjalëpaku, Fjalëshumi, janë disa nga personazhet e çuditshëm të librit, që fëmijët do i...
ALL600
More

Publisher: Dituria

Superpluhuri për pordhacë i doktor Proktorit, Jo Nesbo

Kjo që po ju prezantojmë është një histori veçanërisht e këndshme dhe origjinale, ku elementet e realitetit përzihen me fantazinë dhe aventurën. Një ngjarje e rrëfyer me thjeshtësi, me komizëm e talente dhe që me siguri është aq interesante për të rinjtë sa ta lexojnë me zë të lartë.
ALL600
More

Publisher: Morava

Të rendësh pas telasheve, Alan Brandlay

Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij.
ALL800
More

Publisher: Morava

Gjueti fronesh, George R. R. Martin

Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.
ALL1,800
More

Publisher: Botart

Halla e tmerrshme, David Walliams

Apo të kollofit çokollatat më të shijshme dhe të lë vetëm ato të shpifurat me lëng qershie? Apo halla jote të detyron të veshësh atë trikon prej leshi që të ha të gjallë, të cilën ta ka thurur me shtiza për Krishtlindje? Atë bluzën që lexon në gjoks “E dua shumë hallën time”, me germa të mëdha bojë karafili?
ALL1,000
More

Publisher: Botart

Aventura ilire, Lloyd Alexander

Është viti 1872 kur aventurierja Vesper Holli dhe kujdestari i saj nisen për në vendin e vogël të Ilirisë në kërkim të një thesari (ushtrisë me luftëtarë magjikë) që i përkiste sunduesit të dikurshëm.
ALL500
More

Publisher: OMSCA-1

Aventurat e mëtejshme të Robinson Kruzosë, Daniel Defo

Robinson Kruzoja, pasi midis vuajtjesh e mundimesh të jashtëzakonshme, mbijetoi për 28 vjet rresht në një ishull të shkretë, një ditë vuri re se ujdhesës së tij iu afrua një anije, nga e cila zbritën një grup njerëzish, ndër ta edhe disa të lidhur këmbë e duar.
ALL500
More