Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers

List of products by brand Zenit Editions

Zenit Editions
Active filters

Publisher: Zenit Editions

Shqiptarët Dhe shtetformimi ndër Pashallëqet, Dora D'istria

Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli.
ALL1,000
More

Publisher: Zenit Editions

Skënderbeu, Heroi Kombëtar Shqiptar, Fotaq Andrea

Album – antologjia "Skënderbeu, Heroi Kombëtar Shqiptar, Atlet i Krishtit, Mbrojtës i Europës" që po botojmë me rastin e "Vitit Skënderbeu – 2018" është fryt i një pune shumëvjeçare, qëkurse nisëm të qëmtojmë me syrin e antologjistit, aty nga fundi i viteve 90 të shekullit të kaluar, gjithçka historike me vlerë për Shqipërinë dhe shqiptarët nën penën e...
ALL8,000
More

Publisher: Zenit Editions

Sprova admirimesh, Emil Cioran

Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme.
ALL700
More

Publisher: Zenit Editions

Teqeja e shterpave, Balil Gjini

Pezuli i ballkonit të shtëpisë së Lejlasë ishte mbushur plot me saksi me karafila të kuq, të cilët vareshin poshtë penxhereve të hekurta, dhe dukej sikur, pasi shndërroheshin në një lëng të kuq, merrnin sokaqet e rrugët, mbërrinin në shtretërit dhe kanapetë ku dergjeshin në vapë meshkujt me trupin e lakuriqtë.
ALL600
More

Publisher: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...
ALL500
More