• Banner

Psychology
psychology

Psychology

Active filters

Zhvillimi i trurit tek fëmijët, atashimi dhe të mësuarit, Marsela Tarelli

Punësimi i nënës në vitet e para kur fëmija ka nevojë për të si ajri që thith dhe këto që përmendëm më lart janë çështje që nuk konsiderohen problem në shoqërinë tonë. Nëse nuk investojmë për rrënjët nuk mund të hamë dot frutat më vonë. Maturimi i fëmijës varet plotësisht nga atashimi me nënën. Ky përfundim është arritur në sajë të studimeve të panumërta...

Price ALL1,000
More
In stock

Reference: 2508

Publisher: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.

Price ALL900
More
In Stock

Publisher: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.

Price ALL400
More
In stock

Publisher: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

Price ALL1,500
More
In stock

Reference: SKU001205

Publisher: Te tjere

Tri ese mbi teorinë seksuale, Sigmund Freud

Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.

Price ALL600
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Totemi dhe tabuja, Zigmund Frojd

"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Ti je vërtetë i fortë, Jen Sincero

 Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë pará, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t’i arrish ato. Në thelb, ky libër...

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Price ALL1,000
More
In stock