• Banner

List of products by brand Toena

Toena
Active filters

Publisher: Toena

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.

Price ALL600
More
Out-of-Stock

Publisher: Toena

Mërzia, Alberto Moravia

I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, që fillon me romanin "Indiferentët" dhe përfundon me romanin "Jeta intime", "Mërzia", botuar në vitin 1960, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale. Është një histori krizash, dështimesh, zhgënjimesh.

Price ALL1,500
More
In stock

Publisher: Toena

Midis krimeve dhe mirazheve, Besnik Mustafaj

Libri mbart një vështrim personal dhe prej shkrimtari, në të cilin ndërthuren dëshmitë imediate me kujtimet dhe refleksionet për një të shkuar të afërme dhe mbi të ardhmen, ashtu si ai i ka ndier dhe përfytyruar.

Price ALL800
More
Last items in stock

Publisher: Toena

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

Price ALL700
More
Ne gjendje

Publisher: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.

Price ALL900
More
In stock

Publisher: Toena

Mitologjia greke, N. A. Kun

Kur përfundojmë së lexuari këtë përmbledhje pak a shumë të plotë të miteve të lashta greke, nuk mund të mos ndiejmë në thellësi të shpirtit një hidhërim të thellë. Ndoshta janë të shumtë ata që kanë pritur të gjejnë disa gojëdhëna emocionuese dhe mendjedëfryese dhe befasisht janë ndeshur me disa alegori, të cilat janë aq të hidhura në vërtetësinë e...

Price ALL1,500
More
Out-of-Stock

Publisher: Toena

Mos u dorëzo, Harlan Coben

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme.

Price ALL1,500
More
Last items in stock

Reference: SKU000884

Publisher: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.

Price ALL700
More
Out-of-Stock

Publisher: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

Price ALL700
More
In stock