• Banner

List of products by brand Princi

Princi

There are 40 products.

Showing 1-12 of 40 item(s)

Publisher: Princi

Vepra 1: Poezia, Zef Zorba

Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, ...e ndonjë varg nga poetë të tjerë..., përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke...

Price £11.54
More
In stock

Publisher: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...

Price £11.54
More
In stock

Publisher: Princi

Fryma, tregime bashkëkohore në gegnisht

Ndër ta, emna të mirënjohun për letërsinë bashkëkohore shqiptare, me botime e publikime, prani letrare të dendun nëpër kanalet letrare të rrjeteve sociale, si dhe tjerë me shtytje të herëhershme për me shkruejtë në këtë zhanër. 

Price £3.85
More
In stock

Publisher: Princi

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

Libri dëshiron të bindë lexuesin se të gjitha përpjekjet e tij për dashuri janë të caktuara të dështojnë nëse ai nuk përpiqet të zhvillojë më aktivisht në mënyrë sa më të plotë personalitetin e tij, me qëllim që të arrijë një orientim produktiv; se kënaqësia në dashurinë individuale nuk mund të arrihet pa aftësinë për të dashuruar të afërmin, pa bindje të...

Price £3.85
More
In stock

Publisher: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Price £9.23
More
Out-of-Stock