Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers

List of products by brand Morava

Morava
Active filters

Publisher: Morava

Treni i jetimëve, Christina Baker Kline

Moli është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, por ka një dhunti të veçantë për t'u futur në telashe. Në kujdestarinë e dy prindërve që e shohin si mish të huaj, pasi vodhi Xhejn Ejrin nga biblioteka e shkollës, si ndëshkim, është e detyruar të shkojë çdo pasdite në shtëpinë e zonjës moshëthyer Vivian, për ta ndihmuar që të pastrojë.
ALL900
More

Publisher: Morava

Vajza amerikane, Monika Fagerholm

1969. Një vajzë e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë e pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do të...
ALL800
More

Publisher: Morava

Vajza e mirë, Mary Kubica

Një natë, Mia Deneti hyn në një bar ku kish lënë takim me të dashurin e saj me të cilin herë grindej, herë pajtohej. Por ai nuk vjen. Pas disa gotash, Mia largohet me një të panjohur enigmatik.
ALL1,200
More

Publisher: Morava

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete.
ALL1,000
More

Publisher: Morava

Vajzat e fshehta të Kabulit, Jenny Nordberg

Një libër për Afganistatnin, një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq. Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve.
ALL1,000
More

Publisher: Morava

Vrasja ime e parë, Leena Lehtolainen

Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.
ALL600
More

Publisher: Morava

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.
ALL1,000
More

Publisher: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.
ALL1,250
More