• Banner

Active filters

Publisher: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.

Price ALL600
More
In stock

Publisher: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Valixhe të humbura, Jordi Punti

Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakruz, jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm, zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, "Kristoforët", që jetojnë të shpërndarë nëpër Europë dhe që nuk dinë për njëri – tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Pegi

Nuk duhet të fle, S. J. Watson

Kujtesa na përkufizon. Atëherë, çdo të ndodhte sikur të humbisje kujtimet e tua sa herë që fle? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerëzit që do, të gjitha të harruara brenda natës. Dhe i vetmi njeri të cilit i beson, ndoshta po të tregon vetëm gjysmën e historisë. Mirë se erdhe në jetën e Kristinës.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Le të ulërijmë, Jose Saramago

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Te tjere

Nusja e virgjër, Sonia Topazio

Sonia Topazio ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Është e martuar dhe banon në Romë. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës "La Sapienza". Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese.

Price ALL500
More
In stock

Publisher: SARAS

Pema e jeniçerëve, Jason Goodwin

I jashtëzakonshëm... paraqet një tablo të gjallë të Stambollit të shekullit të XIX – të dhe duket sikur vetë ai (Goodwin) e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund.

Price ALL1,200
More
Out-of-Stock