Active filters

Publisher: Papirus

Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht, Jean-Jacques Fdida

Ato na ftojnë në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm, drejt një udhëtimi i cili ushqen shpirtin dhe na mëson t’i rikthehemi kohë pas kohe përrallave për të gjetur një këshillë të mençur apo një dritë për të na ndriçuar udhën tonë.
ALL2,000
More

Publisher: Pegi

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.
ALL2,000
More

Publisher: Skanderbeg Books

Netët e murtajës, Orhan Pamuk

Duke u marrë me epideminë dhe karantinën e këtij ishulli imagjinar osman, Orhan Pamuk na rrëfen për nacionalizmin, politikën dhe romancën, për përplasjen mes Lindjes dhe Perëndimit.
ALL2,000
More

Publisher: Onufri

Burri pa cilësi, Robert Musil

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.
ALL2,000
More

Publisher: Dituria

Gjak i trazuar, Robert Galbraith

Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë... por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të...
ALL2,000
More

Publisher: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.
ALL2,000
More

Publisher: OMBRA GVG

Jeta dhe fati, Vasily Grossman

Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.
ALL2,000
More

Publisher: Fan Noli

Arkipelagu Gulag, Aleksandër Sollzhenjicin, vol. 1

Arrestimi! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush? Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri?
ALL2,000
More