Active filters

Publisher: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.
ALL1,000
More

Publisher: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
ALL600
More

Publisher: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.
ALL800
More

Publisher: Te tjere

Adolfi, Benjamin Constant

Zotëri, do të duhej ta botonit këtë histori. Tani ajo s'mund të lëndojë askënd, dhe për mendimin tim, do ta kishte një dobi. Fatkeqësia e Elenorës tregon se edhe ndjenja më e zjarrtë s'mund të luftojë kundër këtij rendi gjërash.
ALL550
More

Publisher: Botimet Dudaj

Adriatiku, Alessandro Leogrande

Po lexoj "Adriatiku", librin e Alessandro Leogrande – s. Një rrëfim interesant. Një reportazh narrativ. Një refleksion mbi tokat që lagen nga deti Adriatik. Një det ku shohim veten dhe njëri – tjetrin.
ALL500
More

Reference: K4R1

Publisher: Skanderbeg Books

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.
ALL600
More

Publisher: Te tjere

Afritë përzgjedhëse, Johan Volfgang fon Gëte

Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën.
ALL1,200
More

Publisher: Dituria

Afshi i gjakut, Irene Nemirovsky

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.
ALL600
More

Publisher: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.
ALL500
More