• Banner

Active filters

Publisher: Botimet Dudaj

Udhëtimi i elefantit, Jose Saramago

Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.

Price ALL900
More
In stock

Publisher: Toena

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.

Price ALL1,100
More
In stock

Reference: 2661

Publisher: Skanderbeg Books

Udhëtim i mbyllur, Samuel Beckett

Mercier dhe Camier na ftojnë në udhëtim. Viset që ata do të përshkojnë, një ishull që nuk i përmendet emri, njihet fare lehtë. Është Irlanda, e përshkruar këtu në një mënyrë të mrekullueshme, me bokërrimat dhe shkurrajat e saj, me krahët e porteve të lëshuar si për të përqafuar detin, me shtigjet përmes baltës së kënetave, me digat e kanalit të Dublinit.

Price ALL600
More
In Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Turni, Luixhi Pirandelo

Një baba i kursyer, don Ravi; një vajzë pa prikë dhe një kandidat i mundshëm, i shkëlqyer por i varfër. Lind kështu një planifikim okult për vijimësinë e rolit martesor: në fillim një burrë i pasur e i moshuar dhe pastaj, pas vdekjes së tij (mundësisht të shpejtë), një dashnor i ri.

Price ALL700
More
In stock

Publisher: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

Price ALL220
More
In stock

Reference: SKU001993

Publisher: Dituria

Tregime e novela, Luigi Pirandello

Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.

Price ALL600
More
In Stock

Publisher: Botime Nazarko

Tonio Krëgeri, Tomas Man

Tonio Kregëri është një novelë pjesërisht autobiografike nga Thomas Mann, fillimisht e botuar në vitin 1903. Novela eksploron problemin e artitstit i cili, në përkushtim me zanatin e vet, përballet me antitezën e shpirtit dhe të jetës.

Price ALL220
More
In stock