Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers
Active filters

Publisher: Morava

Divergjentja, libri i parë, Veronica Roth

Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit).
ALL1,000
More

Publisher: Botimet Dudaj

Natë mbi ujë, Ken Follett

Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme.
ALL1,200
More

Publisher: Botimet Dudaj

Firma, John Grisham

Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm. Kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë.
ALL1,000
More

Publisher: OMBRA GVG

Heretiku, Bernard Cornwell

Në flakët e një lufte pa fund, zemra, vullneti dhe kurajo e një harkëtari të ri do të testohet pa fund në përmbylljen e një përpjekjeje epoke për hakmarrje dhe për shpërblimin më të madh të histori: Gralin e Shenjtë.
ALL1,000
More

Publisher: OMBRA GVG

Arlekini, Bernard Cornwell

Ishte koha kur anglezët kapërcyen La Manshin për të luftuar kundër francezëve. Ushtria udhëhiqej nga mbreti, lordët e mëdhenj dhe kalorësit, por do të ishin harkëtarët, njerëzit e thjeshtë, arma sekrete e Anglisë.
ALL1,000
More

Manastiri i nemur, Peter Haines

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.
ALL700
More

Publisher: Morava

Falmi sytë e tu, Torsten Pettersson

Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.
ALL800
More

Publisher: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...
ALL900
More

Publisher: IDK

Kontesha e zezë, Rebecca Johns

Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsébet Báthory, të cilën në vitin 1611, në Hungari, e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese.
ALL1,000
More

Publisher: Te tjere

Kllounët që sollën lot, Johannes Mario Simmel

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...
ALL1,500
More

Publisher: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
ALL1,100
More

Publisher: Botimet Dudaj

Fundjava, Bernhard Schlink

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.
ALL800
More