Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Condition

Condition

Weight

Weight

  • 0 kg - 1,080 kg

Price

Price

  • ALL0 - ALL80,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers
Active filters

Publisher: Te tjere

Natyra dhe shëndeti, Theodore K. Kaliva, vol. 2

Njerëzit vazhdimisht ndjejnë se kanë nevojë për disa këshilla të besueshme për përgatitjen, servirjen e ushqimeve që na ofron natyra. Por tek informacioni i shkruar deri tani, unë kam mendimin se ende ata nuk shikojnë atë çka kërkojnë, të jetuarit plot shëndet natyral, jetëgjatësi natyrale.
ALL1
More

Publisher: Te tjere

Natyra dhe shëndeti, Theodore K. Kaliva, vol. 1

Njerëzit vazhdimisht ndjejnë se kanë nevojë për disa këshilla të besueshme për përgatitjen, servirjen e ushqimeve që na ofron natyra. Por tek informacioni i shkruar deri tani, unë kam mendimin se ende ata nuk shikojnë atë çka kërkojnë, të jetuarit plot shëndet natyral.
ALL1,300
More

Publisher: Te tjere

Njeriu dhe lini, Theodore K. Kaliva

Ky libër ka qëllimin e një mjeti edukativ për të pajisur lexuesin me metodat alternative për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve degjeneruese. Përmes arsyetimeve, shpjegimeve dhe analizës shkencore të materialeve dhe literaturës shkencore botërore, lexuesi ka përpara një platformë të qartë mbi shëndetin dhe përgjegjësinë e tij.
ALL1,500
More

Publisher: Te tjere

Triumfi mbi kancerin, Taulant Hatia

Si matet suksesi kundër kancerit? Me gjatësinë e jetës? Mirëqenien dhe mungesën e dhimbjes? Aftësinë për të jetuar çdo ditë normalisht? Këto kritere përdorin mjekët e terapive ushqimore, kurse mjekësia tradicionale përqendrohet te kanceri dhe madhësia e tij.
ALL500
More

Publisher: Te tjere

102 minuta, Jim Dwyer, Kevin Flynn

Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes.
ALL700
More

Publisher: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.
ALL1,000
More

Publisher: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.
ALL1,000
More

Publisher: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
ALL1,000
More

Publisher: Botimet Dudaj

Një gur zemrës, Douglas Kennedy

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s'e tërheq atje.
ALL640
More

Publisher: Botimet Dudaj

Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik, Mimoza Karagjozi Kore

Monografia "Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik" hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në...
ALL1,200
More