• Banner

Albert Camus
Albert Camus

Albert Camus

Alber Kamy dhe filozofia e absurdit

Albert Camus (Shqiptohet Alber Kamy) 7 nëntor 1913 - 4 janar 1960 ishte një filozof, shkrimtar dhe gazetar francez. Mendimet e tij sollën ngritjen e një rryme filozofike të njohur si Absurdi. Ai shkroi në esenë e tij Rebeli se e gjithë jeta e tij i ishte përkushtuar kundërshtimit të filozofisë së nihilizmit ndërkohë që vijonte të ishte i strehuar te liria individuale. Ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në moshën 44 vjeçaremë 1957, në atë kohë, i dyti më i ri fitues i çmimit.

Kamy nuk e konsideronte veten ekzistencialist pavarësisht se zakonisht klasifikohej si ndjekës i kësaj rryme edhe gjatë jetës së tij. Në një intervistë më 1945, Kamy hodhi poshtë idenë e një lidhjeje ideologjike: "Jo, unë nuk jam ekzistencialist. Sartri dhe unë jemi habitur gjithmonë kur kemi parë emrat tanë të lidhur me njëri-tjetrin."

Kamy lindi në Algjerinë franceze dhe studioi në Universitetin e Algjerit nga ku u diplomua më 1936.

Përgjatë viteve 1930, Kamy zgjeroi interesat e veta. Ai lexoi klasikët francezë si dhe shkrimtarët e kohës së tij, - përfshirë André Gide, Henry de Montherlant, André Malraux—dhe ishte një figurë e rëndësishme mes të rinjve intelektualë të majtë në Algjer. Për një periudhë të shkurtër në vitet 1934-35 ai ishte edhe anëtar i Partisë Komuniste Algjeriane. Përveç kësaj ai shkroi, prodhoi dhe përshtati e aktroi për Théâtre du Travail (Teatri i Punëtorëve, më vonë i emëruar Théâtre de l’Équipe), teatër që synonte të sillte drama të shkëlqyera për audiencë nga klasa punëtore. Ai ruajti një dashuri të fortë për teatrin deri në vdekjen e tij. Ironikisht, dramat e tij janë pjesa më pak e admiruar e veprës së til letrare, megjithëse Le Malentendu (Qëllime të Kundërta) dhe Kaligula, të prodhuara respektivisht më 1944 dhe 1945, mbeten vepra referencë të Teatrit të Absurdit.

Gjatë dy viteve para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Kamy shërbeu si çirak-gazetar me Alger-Républicain në shumë kapacitete, përfshirë edhe ato të redaktorit, shkrimtarit, nënredaktorit, raportuesit politik dhe vlerësuesit të librave. Ai vlerësoi disa nga veprat e hershme letrare të Jean-Paul Sartre dhe shkroi një seri artikujsh të rëndësishëm për të analizuar kushtet mes myslimanëve të rajonit Kabilie. Këto artikuj tërheqin vëmendjen 15 vite më herët ndaj shumë padrejtësive që sollën shpërthimin e Luftës së Algjerisë më 1954. Kamy mbajti qëndrim për arsye humanitare më shumë se sa ideologjike dhe vijoi të shohë një rol për Francën në Algjeri pa injoruar padrejtësitë kolonialiste.

Ai shijoi ndikimin më të madh si gazetar gjatë viteve të fundit të pushtimit të Francës dhe gjatë viteve të para pas çlirimit. Si redaktor i të përditshmes pariziene Combat, pasardhës i fletushkës së rezistencës që u drejtua gjerësisht nga Kamy, ai mbajti një pozicion të pavarur të majtë bazuar në idealet e drejtësisë dhe të vërtetës dhe besimit se i gjithë aksioni politik duket të ketë bazë të shëndoshë morale. Më vonë, stili i vjetër i të majtës dhe të djathtës e zhgënjyen atë dhe më 1947 ai pakësoi lidhjen me Combat.

Në këtë kohë Kamy ishte bërë një figurë letrare udhëheqëse. L’Étranger (I Huaji), një roman i parë i shkëlqyer i nisur para luftës dhe i publikuar më 1942, është një studim i alineimit në shekullin e njëzetë me një portret të një "të huaji" të dënuar për vdekje jo aq shumë sepse kishte vrarë një arab se sa për faktin se ai refuzon të tregojë çfarë ndjen me të vërtetë dhe refuzon të konformohet me kërkesat e shoqërisë. Në të njëjtin vit u botua eseja e tij e famshme filozofike, Le Mythe de Sisyphe (Miti i Sizifit), në të cilin, Kamy, me simpati të konsiderueshme, analizoi nihilizmin bashkëkohor dhe një ndjenjë të "absurdit". Ai sakaq po kërkonte një rrugë për të kapërcyer nihilizmin dhe romani i tij i dytë Le Peste (1947; Murtaja), është një kronikë simbolike e luftës kundër epidemisë në Oran nga personazhe, rëndësia e të cilëve varet më pak në suksesin (e dyshimtë) në përballjen e tyre me epideminë se sa në vlerësimin e tyre të vendosur të rëndësisë së dinjitetit dhe vëllazërisë. Kamy lëvizi pas kësaj nga koncepti i tij i parë i rëndësishëm i absurdit te ide të tjera madhore "rebelimi" moral dhe metafizik. Ai e kontrastoi këtë ideal me revolucionin politiko-historik në një ese të dytë të gjatë L’Homme révolté (1951; Njeriu i Revoltuar), me të cilin shkaktoi antagonizëm të hidhur mes kritikëve marksistë dhe teoricienë pranë marksizmit si Jean-Paul Sartre.

Më 1957, në moshën e re prej 44 vjeç, Kamy mori Çmimin Nobel në Letërsi. Me modestinë karakteristike, ai deklaroi se nëse do të kishte qenë anëtar i komitetit të Nobelit, vota e tij do të shkonte për André Malraux. Rreth tre vjet më vonë ai vdiq në një aksident me makinë.

Active filters

Publisher: Penguin Books

The Rebel, Albert Camus

 It questions two events held sacred by the left wing - the French Revolution of 1789 and the Russian Revolution of 1917 - that had resulted, he believed, in terrorism as a political instrument. In this towering intellectual document, Camus argues that hope for the future lies in revolt, which unlike revolution is a spontaneous response to injustice and a...

Price ALL1,875
More
Last items in stock

Publisher: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Price ALL1,500
More
In stock

Publisher: Penguin Books

The Plague, Albert Camus

The townspeople of Oran are in the grip of a deadly plague, which condemns its victims to a swift and horrifying death. Fear, isolation and claustrophobia follow as they are forced into quarantine. Each person responds in their own way to the lethal disease: some resign themselves to fate, some seek blame, and a few, like Dr Rieux, resist the terror.

Price ALL1,310
More
Out-of-Stock

Publisher: Penguin Books

The Outsider, Albert Camus

 When his mother dies, he refuses to show his emotions simply to satisfy the expectations of others. And when he commits a random act of violence on a sun-drenched beach near Algiers, his lack of remorse compounds his guilt in the eyes of society and the law. Yet he is as much a victim as a criminal.

Price ALL1,310
More
Out-of-Stock

Publisher: Penguin Books

The Myth of Sisyphus, Albert Camus

 If human existence holds no significance, what can keep us from suicide? As Camus argues, if there is no God to give meaning to our lives, humans must take on that purpose themselves. This is our 'absurd' task, like Sisyphus forever rolling his rock up a hill, as the inevitability of death constantly overshadows us.

Price ALL1,250
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Njeriu i parë, Albert Camus

Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika. 

Price ALL1,200
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Murtaja, Albert Camus

E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë po aq dëme sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, po në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.

Price ALL1,200
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Price ALL1,000
More
In stock