Music & Art
arts & culture

Music & Art

Aktualisht jemi duke punuar për futjen e një game të re produktesh në këtë hapsirë ku në të ardhmen do mund të gjeni një përzgjedhje të gjerë veprash klasike muzikore. Nëse jeni të interesuar, ne ju ftojmë të abonoheni direkt te Buletini ynë duke klikuar këtu: Abonohu me Email.

Subcategories

Active filters

Publisher: Plejad

Xhamitë e Shqipërisë, historia, arkitektura, shek XV – XIX, Aleksandër Meksi

Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë së popullit shqiptar dhe të ndërtimeve në veçanti.
ALL3,500
More

Publisher: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
ALL1,900
More

Publisher: Te tjere

Vilat e Tiranës, Vera Bushati

Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit e vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX - të, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur këto vepra.
ALL3,000
More

Publisher: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.
ALL600
More

Publisher: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.
ALL500
More

Publisher: Te tjere

Tirana, qyteti i munguar, Grup Autorësh

Tirana e munguar është një përpjekje për të lexuar Tiranën e sotme përmes asaj pjese të së shkuarës së saj që erdhi në dritë pjesërisht ose nuk mundi të vijë në dritë asnjëherë.
ALL1,500
More

Publisher: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...
ALL1,300
More

Publisher: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...
ALL1,000
More