Bestsellers 2020
Bestsellers 2020

Bestsellers 2020

Active filters

Publisher: Berk

Dekalogu i një lagjeje tiranase

Libri vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe "pa autor", asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga 'modus vivendi’ i tiranasve.
ALL900
More

Publisher: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...
ALL700
More

Publisher: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 
ALL1,200
More

Publisher: Pegi

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...
ALL1,000
More

Publisher: Toena

Dekameroni, Giovanni Boccaccio

10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e kohës,
ALL1,500
More

Publisher: Fan Noli

Murtaja, Albert Camus

E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë po aq dëme sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, po në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.
ALL1,200
More

Publisher: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...
ALL500
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Publisher: Pema

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...
ALL1,400
More

Publisher: OMSCA-1

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë...
ALL1,000
More