Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.95
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£8.93
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.50
More
All best sellers
Active filters

Publisher: Extra

Ushtari i mirë Shvejk, Jaroslav Hasek

Unë s’kam ç’të bëj, - u përgjigj seriozisht Shvejku. Kur kryeja shërbimin ushtarak, një komision i posaçëm më ekzaminoi dhe më përjashtuan nga ushtria si idiot. Unë jam zyrtarisht idiot.
£25.50
More

Publisher: Onufri

Mos harro të më kujtosh, Liridon Mulaj

‘Mos harro të më kujtosh’ është romani më i ri i autorit nga Shqipëria, Liridon Mulaj. Një roman që siç potencon vetë autori, brenda tij ka injektuar të gjithë ndjeshmërinë dhe shpirtin e tij. ‘Mos harro të më kujtosh’ është libri i tretë me radhë i Mulajt, pas të parit ‘I Pakuptuari’ që ishte një vëllim poetik dhe i dyti ‘Kërkohet një vrasës’ që trajton...
£5.95
More

Publisher: OMBRA GVG

Dy botë paralele, Ali Smith

“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve. Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë.
£10.20
More

Publisher: Neraida

Ditën kur ngriu lumi, Stavros Hristodulu

Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë...
£8.50
More

Publisher: Botart

Kam provuar gjithçka, Isabelle Filliozat

Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?...
£6.80
More

Publisher: Onufri

Dyqani magjik, H. G. Wells

E kisha parë nga larg Dyqanin Maglik disa herë; kisha kaluar andej një ose dy herë,por kurrë s'kisha menduar të hyja brenda, derisa një ditë....
£2.55
More

Publisher: Living

Bebe Made in France, Pamela Druckerman

Kur gazetarja amerikane, Pamela Drakermen, solli në jetë fëmijën e saj në Paris, nuk aspironte të ishte një prind parisian, por, krejt papritur, vërejti se fëmijët francezë fillonin të flinin gjithë natën që kur ishin dy apo tremuajsh. Ata hanin presh të gatuar. Prindërit e tyre pinin qetësisht kafe, ndërsa fëmijët luanin vetëm. Fëmijët francezë janë edhe...
£10.20
More

Publisher: Albas

Lepur, vrapo, John Updike

Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. 
£8.50
More

Publisher: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
£11.90
More