Botime të reja 2018
Here are the books published in Albanian during 2019

Botime të reja 2018

Here are the books published in Albanian during 2018

Active filters

Publisher: Albas

Atlas themelor i botanikës, Josep Cuerda

Ilustrimet e sakta shkencore janë shoqëruar me informacione të hollësishme mbi origjinën dhe zhvillimin e jetës së bimës, si dhe mbi rolin që luajnë bimët në një perspektivë dyqanësh të ekologjisë dhe ekonomisë globale.
ALL800
More

Publisher: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 
ALL700
More

Publisher: Botime Nazarko

Byzylyku Bojëshege, A.I.Kuprin

Zheltkov, një “njeri i vogël”, po raskapitet nga dashuria për princeshën Vera Sheina, një zonjë e shoqërisë së pasur e cila pothuajse nuk është e vetëdijshme për ekzistencën e tij. 
ALL220
More

Publisher: Argeta LMG

Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. 
ALL800
More

Publisher: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.
ALL1,000
More

Publisher: Papirus

Dita e çmendur e profesor Kantit, Jean Paul Mongin

Çfarë mund të njoh? Çfarë duhet të bëj? Çfarë më lejohet të shpresoj? Në Kënigsberg, profesori i rreptë Kant, u përgjigjet këtyre pyetjeve si edhe disa të tjerave, gjatë një dite aq të çmendur saqë harroi shëtitjen e tij...
ALL700
More