Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers
Active filters

Reference: SKU001272

Publisher: Toena

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
ALL1,600
More

Publisher: UET Press

Kadare dhe regjimi komunist, Dashnor Kaloçi

Ky botim i zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin. Hapja e dosjeve, një proces i vonuar. Unë kam vite dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kërkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta.
ALL1,500
More

Publisher: UET Press

Kisha Ortodokse nën komunizëm, Artan R. Hoxha

Qëllimi i këtij punimi është të kapërcejë dikotomitë e pranishme në literaturën akademike dhe eseistikën e deritanishme mbi historinë e periudhës komuniste në Shqipëri. Realiteti njerëzor, ashtu si edhe spektri i ngjyrave, nuk është dhe nuk do parë bardhë e zi.
ALL900
More

Publisher: UET Press

Maks Velo, jetë paralele

Publikimi i plotë i dosjes nga UET Press së Velos është ndoshta biografia më e mirë që ai do të ketë ndonjëherë, realizuar nga ata që kërkonin ekzekutimin e tij. Nga dokumenti i parë deri tek i fundit (106), ju do të shihni ngjarje e njerëz që bënë jo vetëm historinë e jetës së Velos, por dhe historinë e artit shqiptar nën komunizëm.
ALL1,000
More

Reference: 2140

Publisher: Te tjere

Masakra e Tivarit, Uran Butka

Title: Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptarOriginal: Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptarCategory: HistoryAuthor: Uran ButkaPublisher: ASD studioYear: 2011Pgs. 272Weight: 0.33 kgISBN: 978-9956-40-60-6
ALL1,000
More

Publisher: Papirus

Njeriu fëmijë, teknikat e propagandës autoritare, Artan Fuga

Autori nëpërmjet një bisede të shtruar me lexuesit, me të dhëna të qëmtuara me kujdes, bazuar te arritje të shkencave sociale evropiane dhe amerikane, nxjerr në pah se ku qëndron forca e propagandës që na manipulon, vendos në rresht, heq çdo iniciativë qytetare, mbyt të menduarin kritik. Ai niset nga analiza e propagandës totalitare, por hedh dritë më pas...
ALL1,200
More

Publisher: Pegi

Pa mëri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."
ALL1,000
More

Publisher: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...
ALL1,200
More