• Banner

Ditari i L-së, Christophe Tison

Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. 

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari i L-së

Origjinali: Journal de L

Gjinia: Roman

Autori: Christophe Tison

Shqipëroi: Vladimir Bako

Shtëpia botuese: Botimet Dritan

Viti: 2019

Fq. 224

Pesha: 0.268 kg

ISBN: 978-9928-184-62-7

Mbi librin

Ky roman është ditari i një personazhi të trillit artistik. Pas më shumë se një gjysmë shekulli prej botimit të shënimeve të rrëmbyesit të vet prej Vladimir Nabokovit, Lolita, më në fund, bëhet e gjallë. Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. 

Shkrimtari Christophe Tison - fëmijëria e të cilit është e ngjashme me atë të Lolitës, ngaqë ka qenë i rrëmbyer nga një i rritur - arrin me Ditarin e L-së një vepër mjeshtërore. Ky ka botuar rrëfime autobiografike, mes të cilave bestsellerin Ai më donte (Grasset, 2004). Është, gjithashtu, autor i romaneve të bombarduara nga kritika si Të bën të lumtur (Gallimard, coll. L'Arpenteur", 2013) dhe Të dashuruarit nuk mund t'i ndeshësh askund (Gallimard, coll. "L'Arpanteur", 2017)

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928184627
ean13
9789928184627
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Fate dhe shtrëngata, Lauren Groff

Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat;...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Easy, Tammara Webber

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Heshtja, Gianni Palagonia

Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Papagalli i Floberit, Julian Barnes

Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Narratori, Walter Benjamin

Ajo që magjeps Benjaminin është jo ideja, por fenomeni. Ndaj, ku përcaktohet se e magjepsi doktrina e superstrukturës e skicuar përmbledhtazi nga Marksi, gjendet fill më pas apo merret e mirëqenë që te kjo lidhje me materien atij i interesonte sesi shpirti dhe shpërfaqja lëndore lidheshin aq ngushtë sa bëhej logjike të zbuloje gjithkund ’correspondances’...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)