nga Admin

6 Janar, 2011

Biznesi Online - Monitor 27 Dhjetor 2010

Biznesi Online - Monitor 27 Dhjetor 2010Tema e numrit të fundvitit të revistës së vetme financiare në vend – Monitor, trajtonte zhvillimin e industrisë/biznesit të shërbimeve/blerjeve online në Shqipëri.

Ndonëse Shqipëria është ende larg niveleve të krahasueshme me vendet e zhvilluara,

– rritja e penetrimit të internetit në vend,
– shtimi i përdoruesve me akses online, si dhe

– shtimi i kartave me përdorim në internet,

po e bëjnë gjithnjë e më të nevojshme dhe të lehtë zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve/blerjeve online nga bizneset shqiptare.

Aktualisht, numri i faqeve shqiptare që ofrojnë shërbime për blerje online në Shqipëri është realisht i kufizuar, pozitiv mbetet fakti që bizneset shqiptare janë bërë shumë më të ndjeshme për nevojën e krijimit të një prezantimi/ueb-faqe online, që është edhe baza e ofrimit të shërbimeve të tjera në të ardhmen si blerjet online.

ShtepiaeLibrit.com – Si një faqe me eksperiencë 4 vjeçare online, që specializohet në promovimin dhe dërgimin e librave shqip në të gjithë botën, nëpërmjet shërbimit tonë ne jemi përpjekur vazhdimisht ti përgjigjemi sfidave të përmendura më sipër. Ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të kontribuojmë jo vetëm në promovimin e vlerave të librit shqip, por edhe në edukimin dhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe anë e mbanë botës mbi mundësitë, lehtësirat dhe avantazhet e shërbimeve online. (Kush Jemi)

Për një lexim më të zgjeruar ju ftojme të lexoni shkrimin e Monitor-it, ose ta blini revistën në stendat e ndryshme ku ofrohet.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>