13 Tetor, 2021

Përgjatë pesë ditëve nga 17 deri më 21 nëntor 2021, ju mirëpresim të na vizitoni në Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve. Por për të gjithë lexuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë mundësi të vizitojnë panairin, ne do të ofrojmë çmime të ulëta për të gjitha librat tanë të porositura në shtepialibrit.com.

Pas një mungese njëvjeçare për shkak të pandemisë, panairi i përvitshëm i librit pritet të organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Pallatin e Kongreseve në datat 17-21 nëntor 2021. Ky është një panair i veçantë që vjen pas një periudhe shumë të vështirë si për lexuesit ashtu edhe për librarët dhe botuesit.

Shtëpia e Librit vjen me shtatë botime të reja të publikuara gjatë vitit 2021 si dhe me katër libra të botuara gjatë vitit 2020, krahas klasikëve tanë të viteve të mëparshme. Për të gjithë këto libra por edhe për libra të botuesve të tjerë, kemi vendosur që të ofrojmë ulje të mëdha për të gjithë lexuesit brenda apo jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë mundësi të vizitojnë panairin. Ju mund të porosisni që tani në shtepiaelibrit.com. Botimet tona i gjeni këtu:

Gjatë vitit të kaluar Shtëpia e Librit solli në shqip Tri ese nga George Orwell, Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev dhe Flush nga Virginia Woolf.

Këtë vit ne kemi botuar tre libra të rinj nga George Orwell, të cilat janë bërë sakaq të shumëshitura në Shqipëri. I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër është libri i parë i Orwell ku përshkruhet jetesa e njerëzve të zakonshëm në dy metropolet e mëdha ndërsa Lavdi Katalonisë është libri i Orwell mbi eksperiencën e tij në Luftën Civile të Spanjës. Dalje për ajër, i botuar në vitin 1939, është romani që kritika e konsideron si më të arririn nga pikëpamja e stilit dhe strukturës artistike, pavarësisht se shumë nga librat e Orwell janë lënë në hije nga fama e Ferma e kafshëve dhe 1984.

Shkrimtarja Arlinda Guma solli për lexuesit këtë vit romanin Bob legjenda.

Shtëpia e Librit ka edhe tre libra të rinj që pritet të prezantohen gjatë javëve para panairit.

Dielli që perëndon nga Osamu Dazai, është një nga më të rëndësishmit romane të shekullit të njëzetë nga letërsia japoneze dhe vjen për herë të parë në shqip me shqipërimin e Rudi Erebarës.

Koha e tretë, roman i shkrimtares franceze Maylis Besserie, flet për jetën e legjendës letrare Samuel Beckett dhe u vlerësua me çmimin prestigjioz Goncourt në vitin 2020. Lexuesi do të ketë mundësi të zhytet në botën e Becket, irlandezit që iku në ekzil shpirtëror dhe artistik në kulturën frënge në këtë roman të shqipëruar nga Blerta Hyska.

Libri tjetër i sjellë nga ne në shqip është Rrëfimi i Leon Tolstoit. Shkrimtari i madh, një kont që kundërshtonte pronën private, vegjetarian, pacifist dhe kundërshtar i dënimit me vdekje dhe dhunës shtetërore, përshkruan në këtë libër kërkimin e tij për kuptimin e jetës.

Shtëpia e Librit ka edhe dy surpriza të tjera gjatë muajve të ardhshëm. 😊

Ju mundet gjithashtu të porosisni libra të tjerë nga katalogu jonë. Janë me qindra titujt që ofrohen me ulje.

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Flush, Virginia Woolf; Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Dalje për ajër, George Orwell; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, kanë çmim kopertine 3100 lekë. Ofrohen për 2200 lekë. Lexo më shumë këtu:
Me këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.

Porosite email në [email protected] ose online këtu. Pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë.
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>