nga Admin

28 Shkurt, 2012

Misteri i pulles se vjedhur, Hetuesit e vegje (shqip)

Misteri i pulles se vjedhur, Hetuesit e vegje (shqip)Seria “Hetuesit e Vegjël” do t’i përfshijë lexuesit në një vorbull misteresh të larmishme dhe koklavitëse me të cilat do të përballen tre hetuesit e vëgjël: Joshi, Dinku dhe Roza. Të tre fëmijët do të bashkëpunojnë gjithnjë bashkë për të zgjidhur këto mistere dhe gjithnjë do të na habisin me përkushtimin, vendosmërinë dhe zgjuarsinë e tyre për t’ia dalë gjithnjë mbanë dhe për të ndihmuar komunitetin dhe miqtë e tyre.

Seria “Hetuesit e Vegjël” ka në qendër tri fëmijë spikatës me guximin dhe zgjuarsin e tyre dhe që përfaqësojnë atë që dëshiron çdo fëmijë: të kalojë një jetë të pasur me aventura dhe midis shokëve. Aventurat e tyre të mahnitshme kanë të bëjnë me thesare të humbur, mumje egjiptiane dhe madje edhe fantazma kështjellash, me krijesa që plotësojnë fantazitë e fëmijëve.

Aktualisht kjo seri, pjesë e letërsisë për fëmijë të moshave 8-14 vjeç,  vjen në shqip me tetë librat e saj të parë:

Si zakonisht, e gjithë seria është e disponueshme edhe pranë Librarisë tonë në Tiranë.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >