19 Janar, 2021

Një kronikë plot humor të zi dhe e hidhur e jetës së rrugës dhe fateve të shtresave të ulëta të dy metropoleve të mëdha nga George Orwell u botua në shqip nga Shtëpia e Librit më 20 janar 2021.

Titulli: I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër
Origjinali: Down and Out in Paris and London
Gjinia: Autobiografi/Udhëtime
Autori: George Orwell
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit
Viti: 2021
Fq. 238
Pesha: 0.18 kg
ISBN: 978-0-00-742013-1
Mund ta porosisni këtu

Në vitin 1928, 25 vjeçari Eric Arthur Blair vendoset në Paris, kryeqyteti i kulturës botërore dhe destinacioni i shumë shkrimtarëve dhe artistëve, të pasur dhe të varfër, nga e gjithë bota. Parisi i këtyre viteve ishte vendi ku pëlqente të jetonte Ernest Hemingway, Henry Miller, Gertrude Stein me bashkëjetuesen e vet Alice B. Toklas, Picasso, F. Scott Fitzgerald, Edith Wharton e shumë të tjerë. Shumë prej këtyre shkrimtarëve bënë libra të paharrueshëm për jetën e Parisit por është Eric Arthur Blair ai që me ka bërë kronikën më origjinale. Sipas tij, kjo “është një histori pak a shumë e parëndësishme që shpresoj se mund të jetë interesante, siç janë interesante ditarët e udhëtimeve”.

Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim, në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta. Shkrimtari, që më vonë u bë i njohur me pseudonimin George Orwell, nisi në këtë mënyrë të eksploronte Parisin dhe, më pas Londrën, nga statusi i “skllavit të skllavit” dhe prej syve të endacakut.

I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

Kjo është hera e parë që ky libër vjen në gjuhën shqipe.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>