Vizitoni librarinë tonë pranë qendrës së Tiranës

2
1770

Përshëndetje miq të librit!

Shtepia e Librit hartaKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë Libraria “Shtëpia e Librit” është tashmë funksionale dhe gjendet pranë qendrës së Tiranës që nga muaji Prill, 2010.

Libraria “Shtëpia e Librit” përmban të gjithë librat që ju gjeni aktualisht në faqen tonë ShtepiaeLibrit.com si dhe shumë libra të tjerë që nuk i kemi publikuar ende.

Librat janë të organizuar sipas kategorive kryesore në faqen tonë, në mënyrë që ata të mund të gjenden më me lehtësi. Një avantazh tjetër i rëndësishëm është fakti se libraria do jetë e pajisur me kompjuter ku ju mund të kërkoni për librat që disponojmë.

Së shpejti do fillojmë të ofrojmë edhe shërbime të tjera për porositjen e librave në gjuhën angleze ose në gjuhë të tjera. Gjithashtu, do të kemi oferta të ndryshme për klientët tanë të rregullt si dhe aktivitete të ndryshme për të gjithë miqtë e librit.

Jeni të mirëpritur të na vizitoni në Katin e I-rë të qendres tregtare “Galeria Nasional” që gjendet tek ish-Kinema 17 Nëntori, Rruga e Barrikadave (përballë me Aleancën Franceze).