nga Admin

6 Prill, 2008

Anija e gjumit, Arian Leka (poezi – letersia shqiptare)
Anija e gjumitPoezia e Arian Lekës, tek libri “Anija e gjumit”, është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë. Ali Aliu

Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës – një çudi kaleidoskopike, përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale. Ervin Hatibi

Duke lexuar librin: “Anija e Gjumit”, hyn në një botë të lëngshme, ku anijet, dallgët, vjeshta, pema, gjethet, ndjenjat, dëshirat, ëndërrat, iluzionet, Durrësi, fëmijëria, adoleshenca, dashuria, malli, lamtumira, ankthi, të derdhen para syve veshur me petk muzikor, aq sa lexim përftohet më mirë si këngë, një këngë e brendshme, që të ngjitet në mendje e nuk të shqitet, siç zakonisht na ndodh, me melodi të preferuara e të arshivuara në kujtesë…. Është libër që të detyron ta veçosh nga moria e botimeve të sotme, ta lexosh hera herës dhe autorin e tij t’ua rekomandosh edhe të tjerëve. – Gazeta e Athinës (Lexo më tej ose blije tani…)

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare (roman – letersia shqiptare) Vajza e Agememnonit Ismail KadareNë tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit. Një haluçinacion, apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar, që sapo është ndarë nga e dashura?

Eshtë më tepër se kaq. Shfaqja e portretit bën pjesë në thelbin e ngjarjeve që përshkruhen në këtë roman. Eshtë histori tronditëse e një dashurie që gjendet befas midis ingranazheve të makinës së ftohtë të shtetit. “Vajza e Agamemnonit” është pjesa e parë e diptikut, që pasohet nga “Pasardhësi”. (Lexo me tej ose blije tani…

)

Pasardhesi, Ismail Kadare (roman – letersia shqiptare) Pasardhesi Ismail KadareÇfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.nde sot, gati një çerek shekulli pas ngjarjes dhe dymbëdhjetë vjet pas rënies së rregjimit, pas hapjes së arkivave dhe pas anketave të pafundme, misteri ka mbetur krejtësisht i pazbuluar.

Duke nisur nga një ngjarje reale, të cilës i ka dhënë përmasa universale, Kadare nëpërmjet “Pasardhësit” ka shtuar një personazh të ri, në familjen e arketipeve të mëdhenj të letërsisë botërore, Judës, Agamemnonit, Brutit, Jozef K, etj. “Pasardhësi” është pjesa e dytë e diptikut, i cili lidhet me të parin, “Vajza e Agamemnonit”, nëpërmjet personazhit kryesor. (Lexo me tej ose blije tani…)

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga (roman – letersia shqiptare) Preja e nje martese te lodhur Rudina Xhunga“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër, I shkruar me temperament. Një libër që do të mbetet dhe që ka lënë gjurmë për mendimin tim në letërsinë e këtij fillimshekulli, sepse është pritur prej kohësh në gjininë e tij për mënyrën e të shkruarit, për stilin e përkorë. Një libër që duhet lexuar me dashuri” – Edmond Tupja redaktori i librit

“Një libër për dashurinë si iluzion dhe kurthet që ajo I ngre shpesh moralit. Një libër I shkruar me “inat” dhe gjakftohtësi, një epistolar modern. Rrëfimi I Xhungës është I zhveshur nga emocionet. Ato I kalojnë lexuesit, që ngjethet në trup, kur tjetri thotë të vërtetën që s’e pranon dot lehtë.Një libër që lexohet me nje frymë. Një libër që të lë pa frymë” – Gazeta “Shekulli” (Lexo më tej ose blije tani…)

Fantazma me sy njeriu, Mira Meksi (letersia per femije) Në guvën e lagësht të një eremite të vjetër ishin mbledhur fantazmat. Fantazmadhja mori një grusht drite dhe e hodhi në një magje guri. Pastaj hodhi edhe një tjetër, edhe një tjetër… Përzjeu dritën me dritë dhe zuri të ngjeshte brumin dritë. Brumi nuk lidhej dhe nuk i bindej Fantazmadhes. Fantazmat e tjera qenë përkulur mbi magje. Grushte të tjera me dritë, hidh e hidh. Kjo s’kish bërë kurrë vaki, të mos ngjizej dot një fantazmë me kaq shumë dritë. Fantazmadhja lëvizi duart dhe më në fund brumi mori formë. Dy sy të vërtetë njeriu mbinë në mes të asaj forme fantazme. Sy njeriu në trup fantazme! (Lexo më tej ose blije tani…)

Nje hap drejt se panjohures, Mbreteresha Noor (biografi & kujtime) Një hap drejt së panjohurës është një dokument i mrekullueshëm. Kjo është historia e një amerikaneje të re, e cila u bë bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e një monarku arab. Ky libër paraqet një portret tërheqës të të ndjerit Mbret Husein dhe përpjekjet e tij gjatë gjithë jetës për t’i sjellë paqen rajonit të dërrmuar nga lufta, këndvështrimin e një dëshmitareje reale për hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe kombeve arabe.

Po ashtu ky libër është historia e sinqertë e një nëne dhe gruaje që diti ta mbante më së miri barrën që i ra duke qenë bashkëshortja e një burri shteti. Por mbi të gjitha është një histori dashurie – ditari intim i një gruaje që u dashurua marrëzisht pas një mbreti dhe popullit të tij. (Lexo më tej ose blije tani…)

  • Rudina xhunga eshte nje gazetar jashte mase e pregatitur, por une me gjithe moshen qe kam para 4 vitesh kam lexuar librin “prerja e nje martese te lodhur”,qe te mos perseris Edmond Typen,ai liber eshte i kompletuar,kuptohet nga te gjithe dhe trajton temen e perditeshme qe e hasim cdo dite ne jete. I uroje suksese Rudines si gazetare dhe si krijuse!!!!

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >