nga Admin

18 Dhjetor, 2012

Si ta llogarisni tarifen postare per librat

Si ta llogarisni tarifen postare per libratLlogaritja e tarifës postare për çdo porosi që kryhet në faqen tonë bëhet në bazë të peshës së librave e cila përcakton më pas edhe tarifën përkatëse për dërgimin e tyre në shtetin përkatës.

Thënë ndryshe, tarifa postare varet nga pesha dhe vendi ku do të dërgohen librat.

ShtepiaeLibrit.com aktualisht përdor Postën Shqiptare për të përcaktuar tarifën postare për çdo porosi që ne dërgojmë. Tarifat postare janë të përcaktuara qartë sipas peshës dhe shtetit (apo zonës) në të cilën dërgohet porosia.

Synimi ynë mbetet gjithnjë që t’u ofrojmë klientëve tanë tarifat më konkurruese dhe shërbimin më cilësor postar.

Si mund ta llogarisni tarifën postare për librat që dëshironi të porosisni?

Kjo gjë mund të bëhet lehtësisht duke ndjekur këto hapa:

  1. Krijoni një llogari në faqen tonë
  2. Shtoni adresën tuaj
  3. Shtoni librat e dëshiruar në Shportën tuaj
  4. Mbaroni porosinë (opsionale në këtë rast)

Në momentin që ju keni shtuar librat në Shportën tuaj, sistemi ju lejon që të shihni llogaritjen automatike të tarifës postare brenda Shportës tuaj.

  • Nje keshille kisha persa i perket dergimit te librave me ane te postes ne vendet e tjera jashte shqiperise.Cmimi per peshen mund te gjindet dhe tek faqja e postes shqipetare ne internet,por cmimi i doganes mund te ndryshoj sipas shteteve,por per ti shpetuar doganes se shtetit ku jeton personi qe do te blej librin mund te shkruaj adrsen e nje te afermi qe ndodhet ne shqiperi ku mund te dergohen librat e blere dhe pastaj i afermi i tij mund ti a dergoj personit ne adresen e tij jashte shqiperise.Kjo mund te behet keshtu sepse nqs nje person qe banon jashte shqiperise duhet te paguj dogane per mallin qe blen ne nje dyqan apo dyqan interneti jashte vendit ku jeton,por nqs po te njejtin produkt mund ta marrin me post nga nje i aferm i tij nuk paguan doganen. me respekt Genti

    • Pershendetje Genti,
      ju falenderojme per sugjerimin/komentin tuaj. Ne fakt eshte e vertete qe shume shtete aplikojne tarifa doganore per produktet qe blihen jashte vendit (ndonese te gjitha kane ne pergjithesi kushte me te favorshme per librat).

      Nje menyre se si ne u kemi ardhur ne ndihme klienteve tane eshte duke i derguar librat nen emrin tone personal (pra jo nen emrin e Librarise) dhe ne kete menyre ata kane mundur te shmangin tarifimin nga ana e doganes. Por kjo eshte bere zakonisht me kerkese te vete klientit/porositesit.

      Elvisi

  • Të nderuar Zonja dhe Zotrinj,unë jetoj në Shtetin e Zvicrës më intereson sa kushton qmimi i peshës (për Kg.) përmes postës dhe sa logaritet dogana për tekste që mund të porosis tek ju.
    me nderime
    Xhemajl Kastrati

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >