25 Qershor, 2021

Thomas Mann

Tonio Kregëri është një novelë pjesërisht autobiografike nga Thomas Mann, fillimisht e botuar në vitin 1903. Novela eksploron problemin e artitstit i cili, në përkushtim me zanatin e vet, përballet me antitezën e shpirtit dhe të jetës.

Që nga fëmijëria më e hetshme, Tonio Kregëri është i vetëdijshëm për ndarjen që ka nga njerëzit e tjerë, në veçanti nga shokët e klasës, Hans Hansen dhe Ingeborg Holm, të cilët përfaqësojnë normat e borgjezisë, të simbolizuar nga pamja e tyre simpatike prej bjondësh. Ndërsa ai dëshiron të pranohet në shoqërinë e tyre, natyra e tij artistike e pengon. Ndërsa Tonio rritet, talenti i tij piqet dhe ai bëhet shkrimtar, por ndjen sërish një lloj të qenit i huaj që pëpriqet të gjej vendin e vet në botë. Ai vijon të jetë i shqetësuar me dikotominë mes jetës dhe artit, mes lumturisë personale dhe disiplinës që sjell sukses. Këto janë temat që e shqetësuan Mann përgjatë të gjithë karrierës së tij ndërsa Tonio Krëgeri është pothuajse me siguri një shfaqje e personit të autorit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>