nga Admin

9 Tetor, 2011

Transtromer, një poet surrealist suedez i cili ka shkruar për misteret e mendjes njerëzore, është votuar nga Akademia e Nobelit “pasi përmes punimeve të tij, imazheve të tejdukshme, ka sjellë qasje të re për realitetin”.

Tomas Transtromer (foto)

Shkrimtari Suedez Tomas Transtromer është shpallur fituesi i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2011. Transtromer, një poet surrealist suedez i cili ka shkruar për misteret e mendjes njerëzore, është votuar nga Akademia e Nobelit “pasi përmes punimeve të tij, imazheve të tejdukshme, ka sjellë qasje të re për realitetin”.

Transtromer ka pësuar një goditje që e ka lënë atë gjysmë të paralizuar dhe të paaftë për të folur, por ai vazhdon të shkruajë dhe publikojë punime.

80-vjeçari është fituesi i 108 i çmimit prestigjoz, që vitin e kaluar e mori Mario Vargas Llosa. Çmimi ka një vlerë prej 1.5 milion dollarë.

Transtroemer, ka lindur në Stokholm në vitin 1931 dhe është diplomuar në psikologji në vitin 1956. Ai shkruan që prej vitit 1951, por prodhimi i tij është shumë i vogël.

Poeti suedez erdhi në Shqipëri në vjeshtë 2003 për të prezantuar librin “Perandoria e barit”, i përkthyer nga poetja Natasha Lako. Në një takim me lexuesin shqiptar në ditët e Panairit Ndërkombëtar të Librit “Tirana 2003” ai pati deklaruar: “Vargjet e mia janë protestë kundër zhurmës. Të gjithë poetët që shkruajnë duhet të kenë një periudhë heshtjeje”.

Burimi: Peshku pa uje

Në shqip: Qiell i lënë përgjysmë, Tomas Tranströmer

 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>