18 Shtator, 2019

Kapitalizmi dhe Liria nga Milton Friedman

1. Qeveritë nuk mësojnë kurrë, vetëm njerëzit mësojnë.

2. Zgjidhja që qeveria zakonisht i jep një problemi, është po aq e keqe sa vetë problemi.

3. Historia sugjeron se kapitalizmi është një kusht i nevojshëm për lirinë politike. Dukshëm nuk është një kusht i mjaftueshëm. Italia fashiste dhe Spanja fashiste, Gjermania në kohë të ndryshme përgjatë shtatëdhjetë viteve të fundit, Japonia para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Rusia cariste në dekadat para Luftës së Parë Botërore janë të gjitha shoqëri që nuk mund të përshkruhen kurrsesi si politikisht të lira. Është për rrjedhojë tërësisht e mundshme të kesh organizime ekonomike që janë në themel kapitaliste dhe organizime politike, të cilat nuk janë të lira.

4. Shumë njerëz duan që qeveria të mbrojë konsumatorin. Një problem akoma më urgjent është që konsumatori të mbrohet nga qeveria.

Kapitalizmi dhe Liria nga Milton Friedman
Titulli: Kapitalizmi dhe Liria
Titulli origjinal: Capitalism and Freedom
Autori: Milton Friedman
Gjinia: Ekonomi/Filozofi
Përktheu: Gjergj Erebara
Shtëpia Botuese: Shtëpia e Librit
Data e botimit: Nëntor 2017
Fq. 220
Pesha: 0.282 kg.
ISBN: 9789928445606

5. Një shoqëri që vendos barazinë para lirisë, do t’i humbasë të dyja. Një shoqëri që vendos lirinë para barazisë, do të ketë më shumë nga të dyja.

6. Njeriu i lirë nuk do të kërkojë as se çfarë mund të bëjë vendi i tij për të dhe as se çfarë mund të bëjë ai për vendin e tij. Në vend të kësaj, ai do të pyesë “Çfarë mund të bëj unë dhe bashkëkombësit e mi përmes qeverisë” për të na ndihmuar ne të çlirohemi nga përgjegjësitë individuale, për të arritur objektivat dhe qëllimet tona të shumta dhe mbi të gjitha, për të mbrojtur lirinë tonë?

7. Nëse qeveria duhet të ushtrojë pushtet, atëherë është më mirë që ta bëjë në nivel konteje sesa në nivel shteti, më mirë në nivel shteti sesa në Uashington. Nëse unë nuk pëlqej mënyrën se si bashkësia ime vendore kryen, fjala vjen, menaxhimin e ujërave të zeza, zonimin urban apo shkollat, unë mund të lëviz te një bashkësi tjetër vendore dhe megjithëse pak njerëz mund të ndërmarrin një hap të tillë, thjesht mundësia që ta bëjnë vepron si masë kontrolli. Nëse unë nuk pëlqej çfarë bën shteti, mund të lëviz në një shtet tjetër. Por nëse mua nuk më pëlqen ajo që imponon Uashingtoni, unë kam shumë pak alternativa në këtë botë kombesh xheloze.

8. Mendja jonë na e thotë dhe historia na e konfirmon se kërcënimi i madh ndaj lirisë është përqendrimi i pushtetit. Qeveria është e nevojshme për të mbrojtur lirinë tonë, është një instrument përmes të cilit ne mund të ushtrojmë lirinë tonë; megjithatë, përmes përqendrimit të pushtetit në duar politikanësh, ajo është gjithashtu një kërcënim ndaj lirisë. Edhe nëse njerëzit që kanë këtë pushtet në fillim mund të kenë vullnet të mirë, edhe pse ata mund të mos jenë të korruptuar nga pushteti që ata ushtrojnë, pushteti do të tërheqë dhe formojë njerëz të llojeve të ndryshme.

#Decentralizimi #qeverisja #liberalizmi

1. Qeveritë nuk mësojnë kurrë, vetëm njerëzit mësojnë.

2. Zgjidhja që qeveria zakonisht i jep një problemi, është po aq e keqe sa vetë problemi.

3. Historia sugjeron se kapitalizmi është një kusht i nevojshëm për lirinë politike. Dukshëm nuk është një kusht i mjaftueshëm. Italia fashiste dhe Spanja fashiste, Gjermania në kohë të ndryshme përgjatë shtatëdhjetë viteve të fundit, Japonia para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Rusia cariste në dekadat para Luftës së Parë Botërore janë të gjitha shoqëri që nuk mund të përshkruhen kurrsesi si politikisht të lira. Është për rrjedhojë tërësisht e mundshme të kesh organizime ekonomike që janë në themel kapitaliste dhe organizime politike, të cilat nuk janë të lira.

4. Shumw njerwz duan qw qeveria tw mbrojw konsumatorin. Njw problem akoma mw urgjent wshtw qw konsumatori tw mbrohet nga qeveria.

5. Njw shoqwri qw vendos barazinw para lirisw, do t’i humbasw tw dyja. Njw shoqwri qw vendos lirinw para barazisw, do tw ketw mw shumw nga tw dyja.

6. Njeriu i lirë nuk do të kërkojë as se çfarë mund të bëjë vendi i tij për të dhe as se çfarë mund të bëjë ai për vendin e tij. Në vend të kësaj, ai do të pyesë “Çfarë mund të bëj unë dhe bashkëkombësit e mi përmes qeverisë” për të na ndihmuar ne të çlirohemi nga përgjegjësitë individuale, për të arritur objektivat dhe qëllimet tona të shumta dhe mbi të gjitha, për të mbrojtur lirinë tonë?

7. Nëse qeveria duhet të ushtrojë pushtet, atëherë është më mirë që ta bëjë në nivel konteje sesa në nivel shteti, më mirë në nivel shteti sesa në Uashington. Nëse unë nuk pëlqej mënyrën se si bashkësia ime vendore kryen, fjala vjen, menaxhimin e ujërave të zeza, zonimin urban apo shkollat, unë mund të lëviz te një bashkësi tjetër vendore dhe megjithëse pak njerëz mund të ndërmarrin një hap të tillë, thjesht mundësia që ta bëjnë vepron si masë kontrolli. Nëse unë nuk pëlqej çfarë bën shteti, mund të lëviz në një shtet tjetër. Por nëse mua nuk më pëlqen ajo që imponon Uashingtoni, unë kam shumë pak alternativa në këtë botë kombesh xheloze.

8. Mendja jonë na e thotë dhe historia na e konfirmon se kërcënimi i madh ndaj lirisë është përqendrimi i pushtetit. Qeveria është e nevojshme për të mbrojtur lirinë tonë, është një instrument përmes të cilit ne mund të ushtrojmë lirinë tonë; megjithatë, përmes përqendrimit të pushtetit në duar politikanësh, ajo është gjithashtu një kërcënim ndaj lirisë. Edhe nëse njerëzit që kanë këtë pushtet në fillim mund të kenë vullnet të mirë, edhe pse ata mund të mos jenë të korruptuar nga pushteti që ata ushtrojnë, pushteti do të tërheqë dhe formojë njerëz të llojeve të ndryshme.

#Decentralizimi #qeverisja #liberalizmi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>