28 Maj, 2021

Gazetarët janë heronjtë e kohës sonë dhe kanë nevojë për mbështetjen e ne të gjithëve, thotë historiani Timothy Snyder.

Roman Protasevich, 26 vjec

Pavarësisht se sa i rëndësishëm mund të jesh ti, ka shumë pak gjasa që një diktator të përdorë një aeroplan ushtarak për të detyruar një aeroplan civil të ulët në mënyrë që të të arrestojë ty. Dhe megjithatë kjo është çfarë i ndodhi një gazetari bjellorus të ri, Roman Protasevich.  Fluturimi i tij nga një qytet në BE te një tjetër, nga Athina për në Vilnus, u rrëmbye nga shteti  bjellorus, u detyrua të ulet përmes një paralajmërimi të pavërtetë për bombë dhe me një MiG për eskortë. Protasevich dhe e dashura e tij Sofia Sapega u arrestuan në aeroportin e Minskut. Sapega është shtetase ruse, Protasevich është bjellorus.

Protasevich është i rëndësishëm për shkak se ai tregoi të vërtetën për vendin e tij. Gushtin e kaluar, kur diktatori i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, u përpoq të organizonte një fitore tjetër zgjedhjesh të manipuluara, punët nuk i ecën mirë. Taktika e tij e zakonshme, skualifikimi dhe arrestimi i kundërshtarëve, nuk funksionoi kësaj here. Gruaja e njërit prej kundërshtarëve të tij garoi kundër tij dhe është pothuajse e sigurt se fitoi. Pasi Lukashenko shpalli fitoren, bjellorusët protestuan në mënyrë paqësore në numra shumë të mëdhenj. Protasevich punonte në atë kohë në NEXTA, një kanal në rrjetin social Telegram që informonte bjellorusët me fakte mbi atë që po ndodhte në vend.

A mundet që historia të ndodhë në rast se askush nuk është aty për ta raportuar? Gazetarët e huaj janë përzënë nga Bjellorusia dhe NEXTA, krahas pak gazetarëve të pavarur rusë apo ukrainas dhe një shkrimtari polak, ishin nga të paktat burime informacioni për ata që ishin larg Bjellorusisë dhe donin të mësonin mbi lëvizjen demokratike atje.

Demokracia është qeverisja nga populli dhe varet nga shkalla e ndërgjegjësimit tonë se besimit se njerëzit nëpër të gjithë botën janë të shqetësuar për demokracinë. Demokracia ngrihet dhe bie si një fenomen ndërkombëtar. Një lëvizje e madhe demokratike në Bjellorusi, një vend që dukej kaq i dorëzuar para diktaturës, përbën frymëzim për të tjerë nëpër botë.

Fakti që njerëzit pëlqejnë të votojnë dhe se votat e tyre mund të numërohen, përbën një të vërtetë të rrezikshme për shumicën e qeverive të botës. Për regjimin e Putinit në Rusinë fqinje në veçanti, spektakli i një vendi fqinj që kërkonte zgjedhje të lira dukej si një kërcënim i tmerrshëm. Gjatë protestave, media shtetërore ruse u mbështet nga specialistë Rusë të cilët ndihmuan për të krijuar narrativa false dhe të pavërteta për atë që po ndodhte. Protestat eventualisht i ngadalësuan nga dhuna e ashpër e regjimit bjellorus, mbështetur nga Rusia.

Dhuna dhe gënjeshtra funksionojnë bashkë. Dhuna ishte e nevojshme për të konfirmuar gënjeshtrën se Lukashenko fitoi zgjedhjet. Dhe pastaj gënjeshtra është e nevojshme për të konfirmuar se dhuna ishte e justifikuar. Dhjetëramijëra njerëz janë ndaluar nga policia në Bjellorusi, shumë prej tyre janë torturuar. Dhe në këtë kontekst, gazetarët kanë qenë një shënjestër e veçantë. Rrëmbimi i një aeroplani për të arrestuar një gazetar vjen mes arrestimeve dhe burgosjes së shumë prej tyre. Në secilin rast, shkelja e supozuar është raportimi i të vërtetës.

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Ngjarja është një shkelje e rëndë dhe do të ndëshkohet. Autoritetet Evropiane dhe ndërkombëtare duhet të vlerësojnë edhe ndonjë përfshirje të mundshme të Rusisë. Rusia nuk duket shumë e shqetësuar për faktin që Bjellorusia ka arrestuar një qytetare të saj në një mënyrë të paprecedent dhe shumë të paligjshme dhe kjo sugjeron se ka pasur dijeni paraprakisht. Një operacion i tillë i komplikuar rrëmbimi ka gjasa që ka funksionuar me ndihmën e shërbimeve sekrete ruse. Duket shumë pa gjasa që regjimi bjellorus, tashmë shumë i varur nga Rusia, të ketë kryer një krim të tillë ndërkombëtar spektakolar pa miratim nga Rusia.

Ia vlen të pyesim gjithashtu edhe nëse e gjithë kjo është ide e Rusisë. Raportimi që NEXTA i bëri protestave në Bjellorusi është problem për regjimin e Putinit, i cili ka frikë zgjedhjet e ndershme, protestat, raportimin dhe mbi të gjitha, protestat për zgjedhje të ndershme. Një interes tjetër rus nuk është vështirë të humbet: kur BE-ja në mënyrë të parashikueshme do të sanksionojë Bjellorusinë për këtë shkelje, Minsku nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të zhvendoset edhe më shumë në drejtim të Moskës. Mënyra e vetme për të mposhtur këtë logjikë është që të shqyrtojmë mundësinë që Rusia të jetë bashkëpërgjegjëse dhe ta ndëshkojmë edhe Rusinë gjithashtu.

Protasevich tashmë mund të përballet me dënim me vdekje në Bjellorusi. Terror shtetëror i organizuar për të heshtur një person; kjo na tregon ne se sa të rëndësishëm janë reporterët. Pa fjalët dhe pamjet që ata na japi ne, ne nuk kemi shans të mësojmë të vërtetën mbi oligarkinë, luftën dhe zgjedhjet, apo mbi çfarëdolloj çështjeje që me të vërtetë ka rëndësi. Ata mund të jenë të shkathët në përdorimin e teknologjisë, si në rastin e Protasevich, por teknologjia nuk ka mundësi t’i zëvendësojë ata. Ka shumë pak gazetarë dhe secili prej tyre është shumë i çmuar. Ne duhet t’i mbështesim ata gjithkund, në shtëpi dhe nëpër botë.

Gazetarët janë heronjtë e kohës sonë, në Evropën lindore dhe gjithkund tjetër. Duke parë rrezikun që ata ndërmarrin dhe çmimin që ata paguajnë, ne duhet të na vijë turp që të kemi ndonjë lidhje me çdokënd që thotë se “gazetarët janë armiq të popullit”. Gazetarët janë miqtë e popullit. Në fakt ata janë të vetmit miqë që ne kemi, populli. 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>