8 Dhjetor, 2018

Tea Stiltoni, motra e Jeronim Stiltonit është personazhi shumë i dashur, sidomos për vogëlushet, me të cilin lexuesi i vogël është njohuri në Aventurat e Jeronim Stiltonit.

Këtë radhë, vajza çapkëne, e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit, gazetës më të famshme të Ishullit të Miushëve, që aq fort ka për zemër udhëtimet dhe aventurën, ka vendosur të rrëfejë në vetë të parë, duke treguar vetë për aventurat e saj dhe të tjerëve.

Të frymëzuara nga aventurat e saj, tipi i saj i hedhur, që e merr në sy rrezikun, e prirur drejt fjalës më të fundit të modës dhe teknologjisë, pesë nxënëse, shoqe të saj vendosin të formojnë një grup dhe ta quajnë Tea Sisters (Motrat Tea).

Këtë herë, rrëfimi i Teas do ta çojë lexuesin e vogël në Holandë, në vendin e tulipanëve, ku pesë shoqet e pandara, ithtare të Tea Stiltonit, do të vihen në ndjekje të gjurmëve të Tulipanit të zi, llojit më të veçantë të tulipanëve, larmia e të cilëve përshkruhet imtësisht në këtë rrëfim.

Lexuesit e vegjël do të mësojnë se Tulipani i zi është njëherësh edhe një nga romanet më të famshëm të shkrimtarit francez me emër Aleksandër Dyma, prej nga frymëzohen edhe aventurat e pesë shoqeve të pandara. Me natyrat e tyre të shkathëta, herë-herë tekanjoze dhe gjithnjë të patrembura ndaj rrezikut, këto personazhe pa dyshim do t’ua fitojnë zemrat vogëlusheve lexuese, duke i ftuar të njihen me ciklin në vijim të rrëfimeve të Tea Stiltonit.

Për më shumë kliko këtu:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>