31 Maj, 2021

LIbrin mund ta porosisni këtu:

Letra më shumë se 40 faqe e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij.

Franzi ndjehej fajtor përgjatë të gjithë jetës së tij dhe i ati i dha atij ndjesinë se priste mirënjohje, mirënjohje që Franzi nuk e tregoi kurrë. Prania e fortë fizike dhe psikologjike e të atit ishte aq dominuese për Franzin, i cili kishte interesa tërësisht të ndryshme nga çfarë i ati kërkonte të kishte i biri, sa aktualisht ai u përpoq të arratisej prej tij disa herë – dhe dështoi. Franzi përshkruan më tutje skenat traumatike të rinisë së tij, në të cilat një baba shumë më i fortë gjithmonë tiranizonte të voglin e tij. Më vonë në jetë ishin edhe tentativat e shumta të Franzit për t’u martuar, si mjete të reja për t’u arratisur nga hija e të atit mbi jetën e tij, të cilat e kanë origjinën në marrëdhënien e vështirë me Hermann Kafkën. Natyrisht që çdo përpjekje është e destinuar të dështojë që në fillim sepse nuk ka mënyrë se si Franzi të çlirojë veten nga prania mbytëse dhe e gjithëpranishme e të atit.

Pyetja kryesore për këtë letër është: a u shkrua ajo me të vërtetë për t’u lexuar nga i ati? Hermann Kafka në fakt nuk e mori kurrë atë. A mundet që ajo të jetë shkruar për lexuesin, apo për vetë Kafkën?

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>