“Te porta e Shën Pjetrit”, së shpejti në ekran

0
287

Te porta e Shen Pjetrit Fatos KongoliRomani “Te porta e Shën Pjetrit” i shkrimtarit Fatos Kongoli është kthyer në skenar filmi. Me titullin “Ada”, regjisori Spartak Pecani pritet të sjellë fabulën e Kongolit në kinema në shtator.

Personazhet e filmit luhen nga një trupë aktorësh nga Kosova dhe Shqipëria. Rolin kryesor në këtë film, regjisori ia ka besuar aktores kosovare Ilirjana Blakaj, ndërsa një rol tjetër i është besuar edhe aktorit Enver Petrovci.

Emra të njohur të kinematografisë shqiptare si Elvira Diamanti, Ndriçim Xhepa dhe Reshat Arbana janë pjesë e filmit gjithashtu.

Xhirimet tashmë kanë përfunduar dhe mbetet pak më shumë se një muaj nga premiera.