6 Qershor, 2020

Më 23 dhjetor 1888, Vinsent van Gogh pati një debat të ashpër me Paul Gauguin. Ai pati jetuar me Gauguin prej ca kohësh në Shtëpinë e Verdhë në Arles. Por shpejt mes tyre pati mosmarrëveshje. Pas një debati të ashpër Van Gogh u çorientua dhe preu veshin e tij të majtë. Ai u shtrua në spital deri më 7 janar 1889.

Natyrë e Qetë me një Pjatë, fillim 1889, 49.6 × 64.4 cm. Tabloja gjendet në muzeun Kröller-Müller

Pasi doli nga spitali ai i shkroi të vëllait Teo se kishte për qëllim të punonte për dy natyra të qeta në mënyrë që të ‘mësohej me të pikturuarin sërish”. Një nga këto është natyra e qetë me një pjatë me qepë e pikturuar me ngjyra që bëjnë kontrast.

Tavolina është realizuar pothuajse e tëra me penelata horizontale ndërsa mjedisi përreth saj me penelata vertikale.

Objektet e vendosura në tablo tregojnë se Van Goghu i ishte rikthyer rutinës sërish: letra nga Teo, pjata me qepë, llulla e duhanit, shishja e verës ose absintit, ibriku i kafesë, kalendari dhe qiriri i ndezur, një shkop dyll vulosjeje, një kuti shkrepësesh dhe në fund, një libër Annuaire de la santè, një libër instruktues mbi ushqimin dhe higjenën e mirë.

Lexo më shumë:

Van Gogu mbi dashurinë për letërsinë dhe artin dhe kërkimin mbi rrugën e njeriut

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>